Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane në Padova, që ka sekuestruar 2 kg e gjysmë heroinë.
Siç shkruajnë mediat italiane, në pranga është vënë Erald Guza, që shpërndante drogë në provincën e Padova-s.
Rreth 20 dite hetime i kanë mjaftuar policisë italiane për të arrestuar shqiptarin, i cili punonte për një kompani ndërtimi.
Guza u arrestua teksa hynte në një garazh në Vigonza, ku u gjetën 5 kilogramë e gjysmë heroinë, të ndarë në gjashtë pjesë, disa celularë dhe një makineri për të paketuar drogën.
Nëse hidhej në treg, shqiptari do të përfitonte një vlerë prej 150 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.