Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kombëtarja si model për shoqërinë!

2016/06/22 at 8:57 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kombëtarja si model për shoqërinë!

Nga Blendi Fevziu –


Na mbajtën mbërthyer deri në fund; na bënë të shpresojmë deri në bilbilin final; na ulën mes më të mëdhenjve të kontinetit dhe botës duke u ndjerë fare komodë; na ndezën ndjenjën e fitores që ky popull e ka pasur kaq rrallë dhe mbi të gjitha, na bënë krenarë për këtë që jemi. Me gjithë problemet, me gjithë dështimet. Na bënë që të themi me gojën plot: vijmë nga Shqipëria, jemi pjesë e juaja! Kështu mund ta përkufizoja raportin që ekipi kombëtar i Shqipërisë pati me shoqëritë shqiptare këto javë. Me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të zi.

Përfaqësimi ynë i parë në një event të rëndësishëm futbolli përfundoi sot në mbrëmje. Përtej hidhërimit për një shans që e kishim kaq pranë dhe përtej faktit që në turne u përfaqësuam shumë më mirë se sa besonim edhe vetë, tani jemi të gjithë dakort: e gjitha kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ishte një betëjë e fituar në gjithë detajet e saj, edhe pse zoti dhe fati nuk ishin me ne. Ose eksperienca gjithnjë mbetet një çels i rëndësishëm në çdo fushë. Dhe ajo ne na mungoi.

Si çdo gjë që ndodh për herë të parë edhe ky event do kujtohet gjatë. Por më shumë se sa historisë, ai i ka shërbyer të sotmes. I ka shërbyer në rradhë të parë për të analizuar se cili ka qenë çesli ynë i suksesit. Celsi i suksesit të një vendi që suksesin në vetvete e ka kaq të rrallë.

E para historia e ekipit tonë kombëtar është një pjesë e historisë së dhimbshme të shqiptarëve. Pjesëtarët e tij janë brezi i dytë, ose fëmijët e një vale emigracioni që mbërtheu shqiptarët në fund të shekullit të XX. Ata përçojnë gjithë energjinë dhe dëshirën për sukses të prindërve të tyre; gjithë dhimbjen e atyre njerëzve që atdheu nuk e mbajti dot, për arsye nga më të ndryshmet. Siç përcjellin ëndërrën për t’u bërë pjesë reale e kontinentit që prindërit kanë bartur me vete gjatë rrugëtmit të tyre.

E dyta, ekipi përbëhet nga lojtarë të lindur dhe të edukuar jashtë. Nga 23 lojtarët e ekipit tonë, vetëm 3 luajnë në Shqipëri. Ata përfaqësojnë një edukatë punë dhe stërvitje, krejt të ndryshme nga ajo që ne kemi në Shqipëri. Ndihen më shumë pjesë e europës dhe janë më shumë të ngjashëm me ta se sa me futbollistët e formuar apo që luajnë në Shqipëri.

E treta, FSHF ka pasur largpamësinë që kundër kritikave fillestare të mbështetet tek një trajner i huaj. Jo vetëm kaq, por ajo është bindur të adaptojë një sistem krejt të huaj drejtimi. Sistemin që De Biazi ka sjellë me vete, bashkë me ndihmësat dhe stafin e tij. Ende sot, i kujtoj debatet shterpë dhe si gjithnjë lokaliste shqiptare që e quanin përçmim faktin që nuk zgjidhej një trajner shqiptar. Pa e kuptuar që në një botë të sotme të integruar dhe globave, konkurenca nuk ka kombësi.

E katërta, sukseset e vazhdueshme krijuan një klimë besimi pa kushte midis ekipit dhe mbështetësve të tij. Tifozët u bindën që Shqipëria ishte tashmë me një ekip dhe filozofi tjetër, me një filozofi fitimtare. Ata e shoqëruan ekipin në gjithë rrugëtimin e vështirë, në fushat e stadiumeve kudo në Europë apo në sheshet e mbushura plot, përpara ekraneve gjigandë. E mbështetën edhe në momentet e vështira të humbjes; e duartrokitën edhe kur dolën nga fusha pa pikë. Imazhi i valëve të tifozerisë shqiptare me fanelat kuq e zi, flamujt kombëtare, vajzat bukuroshe, fytyrat e qeshura dhe mbi të gjitha me koret e palodhura ka befasuar jo pak median botërore. Asgjë tjetër mbase nuk do të sillte këtë vëmendje ndaj Shqipërisë dhe asgje nuk do të vlente më shumë për të ndrequr imazhin e përbaltur të saj.

E pesta, pasioni dhe dëshira për fitore, qenë një prej elementëve që kanë mrekulluar specialitët e europianit. Nëse do flitej për pasion dhe entusiazëm, asnjë ekip më shumë se Shqipëria nuk e meritonte kualifikimin, shkruante para 3 ditësh BBC. Ky pasion i rigjetur i shoqëruar me besimin, shërbyen edhe për një ringjallje të të gjithëve ne. Shërbyen për të na bërë të kuptojnë se pavarësisht se fati ka qenë koprac me ne në histori, nuk jemi të mallkuar të jemi gjithnjë të fundit; nuk kemi pse humbim besimin dhe kemi ende për të shpresuar.

Ndaj, nesër ekipi kombëtar do të rikthehet gjithë krenari, me bindjen që përtej një turneu ku merrnim pjesë për herë të parë, na kthyen besimin që asnjë garë dhe asnjë sfidë nuk është e pamundur për ne. Dhe që shprehja aq fataliste: “shqipëria nuk bëhet”, mund të zëvendësohet me shprehjen, nëse dimë të sillemi si ekipi ynë kombëtar; nëse kombinojmë gjithë rrethanat që u kombinuan në të, fitorja do vijë një ditë!

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Shpërthen humori me eliminimin e Shqipërisë

Shpërthen humori me eliminimin e Shqipërisë

Daily Mirror/ Fanella e Shqipërisë e pesta më e shtrenjtë në Francë 2016

'Edi Rama kërkon të arrestojë dizajnerin real të fanellës së Kombëtares'

Eliminimi i Shqipërisë, ja çfarë thotë Ansi Agolli

Eliminimi i Shqipërisë, ja çfarë thotë Ansi Agolli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com