Rike Roci ka postuar në profilin e saj në Facebook një status në gjuhën italiane, ku shprehet se nuk ka nevojë për miq virtualë fals, pasi në një moment të vështirë të jetës së saj kur babai ndërroi jetë, shumë pak persona i kanë qëndruar pranë.
“A e dini çfarë më nervozon më shumë? Kur unë isha në një moment të vështirë pasi babi im ndërroi jetë, shumë pak miq më qëndruan pranë dhe më ndihmuan të kaloja dhimbjen dhe më shprehen ngushëllimet. Ndërsa tani, të gjithë dëshirojnë të jenë miqtë e mi e të dalin me mua. Por kam diçka për t’ju thënë: As nuk më intereson fama në internet sepse është njësoj si të jesh e pasur në lojën ‘Monopoly’, kështu që, miq fallco largohuni prej meje!”-përfundon Rikja.