Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot sërish në orën 10 në zyrën e aleatit të tij kryesor, Ilir Meta për tu takuar si çdo të mërkurë.
Këtë herë takimi i tyre vjen në një moment kur maxhoranca po miraton e vetme nenet kushtetuese për reformën në Drejtësi, ndonëse LSI ka kërkuar që produkti të kalojë me konsensus.
Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit ku i kërkonte të fusë në rendin e ditës miratimin e Reformës në Drejtësi. Letra e Ruçit u kundërshtua nga Partia Demokratike, e cila i bëri thirrje maxhorancës të tërhiqet nga qëndrimi i njëanshëm dhe të pranojë kërkesat e saj për vendet e rezervuara.