Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet trajneri i parë i Sadikut:S’do ta besoni, në fillim ka luajtuar si ..

2016/06/22 at 10:08 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet trajneri i parë i Sadikut:S’do ta besoni, në fillim ka luajtuar si ..

Armando Sadiku ka hequr shumë peripeci gjatë rrugës për të shkuar deri këtu ku është tani, në piedestalin më të lartë. “Panorama Sport” kontaktoi edhe me trajnerin e tij të parë në hapat e futbollit profesionist, Besnik Bashaliu, i cili e ka stërvitur që 14 vjeç.

Më parë e pat stërvitur vetë babai i Sadikut, Durimi. Sipas tij, Armando Sadiku binte në sy që në moshë të vogël dhe ka qenë gjithnjë lider në ekip duke bërë diferencën.

Në momentin që u largua jashtë vendit për të luajtur, Bashaliu shprehet se këtu karriera e Armandos do të vinte vetëm në rritje. Më tej, trajneri i parë i tij kujton edhe momentin e golit të parë me Turbinën ndaj Sopotit, me një gjuajtje “alla Del Piero”.

Z. Bashaliu, një ish-lojtar i juaji shënon golin historik për Shqipërinë, si ndiheni?

Emocionet e atij goli kanë qenë për të gjithë shqiptarët të mëdha dhe mund ta imagjinoni vetë sesa i emocionuar kam qenë unë. Bravo Armando Sadiku!

Si e kujtoni Sadikun në stërvitje?

Në fakt, kur fillova të stërvis Armandon, ai kishte marrë mësimet e para nga i ati, Durimi, dhe e kisha më të lehtë për ta përgatitur më tej si futbollist. Për më tepër që kishte cilësi shumë të mira si lojtar, ku e ka treguar veten edhe tani.

Cilat ishin cilësitë e tij më të mira?

Ka pasur një potencë fizike, teknikisht ka qenë shumë mirë, madje edhe portën e njihte me symbyllur. Unë e kam stërvitur në adoleshencë me moshat dhe ai gjithnjë ka luajtur me më të mëdhenj se vetja dhe kjo mendoj se i ka bërë mirë për më vonë.

Kur e vutë re talentin e tij?

Sadiku ishte një lojtar që binte në sy, pasi gjithnjë ka qenë një lider në skuadër. Ai do të mbetet gjithnjë një “djalosh” për dashurinë dhe përkushtimin që ka për lojën e grupit dhe nuk është individualist.

Sadiku ka luajtur gjithnjë sulmues?

Në fakt, roli i tij kryesor ka qenë sulmues, por ka provuar edhe role të tjera, sepse edhe në mesin e fushës apo pas sulmuesve ai jepte gjithnjë rezultat. Madje, një herë e kam futur edhe në portë, pasi nuk kisha portier dhe aty tregoi se edhe këtë punë e bënte mjaft mirë.

Si i kujtoni fillimet e tij si lojtar, tanimë edhe si profesionist?

Rreth moshës 16 vjeç në mos gaboj, unë kam qenë trajner tek ekipet e moshave të Turbinës dhe në një moment skuadra kishte problem me rrogat dhe u bojkotua stërvitja dhe ndeshjet. Do të luante ekipi zinxhir dhe kështu nisi më pas të luajë për Turbinën.

Golin e tij të parë e mbani mend?

E kam të fiksuar si tani atë moment të golit të tij. Ka qenë ndeshja me Sopotin dhe fitonim ne 1 me 0 me gol të Sadikut. Merr topin nga e majta, pasi bën dy driblime, godet pranë zonës së rreptësisë me një goditje “alla Del Piero” dhe topi përfundon në rrjetë.

Kur e kuptuat që Sadiku një ditë do të shkonte kaq larg?

Kur firmosi kontratën e parë jashtë vendit. Atëherë isha i bindur që ai një ditë do të arrinte këtu ku është sot. I uroj gjithë të mirat dhe sa më shumë gola që të na bëjë krenarë të gjithëve!

VLADIMIR MEMA

Në foto: Besnik Bashaliu trajneri i parë i Armando Sadikut

besnikkk

Ju sugjerojmë

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
Kryesore

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

9 Maj, 2025 9:03 pm
Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!
Kryesore

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

9 Maj, 2025 8:57 pm
Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!
Politikë

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!

9 Maj, 2025 8:51 pm
LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!
Kryesore

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!

9 Maj, 2025 8:42 pm
Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora
Politikë

Takimi përmbyllës i PS, Balla falenderim për votuesit nga diaspora

9 Maj, 2025 8:32 pm
Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!
Politikë

Mitingu përmbyllës i PD-së, anëtari i parlamentit britanik: Fitorja është pranë!

9 Maj, 2025 8:23 pm
Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!
Politikë

Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!

9 Maj, 2025 8:10 pm
Takimi i PS, Manasterliu: Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane
Kryesore

Takimi i PS, Manasterliu: Të rinjtë besojnë në vizionin e Shqipërisë europiane

9 Maj, 2025 8:02 pm
Nis takimi i fundit i PD-së, Berisha krah LaCivitës
Kryesore

Nis takimi i fundit i PD-së, Berisha krah LaCivitës

9 Maj, 2025 7:51 pm
Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit
Kryesore

Partia Socialiste nis takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

9 Maj, 2025 7:41 pm
Para
Young Zerka gjen Xhamajkën në Shqipëri

Young Zerka gjen Xhamajkën në Shqipëri

Blic Anti-Doping, ja kush është futbollisti i Kombëtares që u testua

Blic Anti-Doping, ja kush është futbollisti i Kombëtares që u testua

Formula e çmendur e Europianit, skuadrat e mëdha ndeshen me njëra-tjetrën

Formula e çmendur e Europianit, skuadrat e mëdha ndeshen me njëra-tjetrën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
9 Maj, 2025

Kryeminisrti Edi Rama po mban fjalimin e tij përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Kryesocialisti u shpreh...

Lexo më shumë

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!
9 Maj, 2025

Kryetari i PD-së Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës elektoral të opozitës në Bulevardin e Ri në...

Lexo më shumë

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!
9 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Sociale në kryeqytet, Elisa Spiropali foli në mbylljen e fushatës së PS në Tiranë. Në fjalën...

Lexo më shumë

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!

LaCivita nga takimi përmbyllës: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje!
9 Maj, 2025

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita ka folur mbrëmjen e sotme para demokratëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com