Ndoshta askush nuk e ka çuar ndonjëherë në mendje se Shqipëria prodhon risi të reja në fushën e teknologjisë informatike apo edhe në fusha të tjera. Nisur nga kjo ide, në pamje të parë, krejt të pabesueshme, emisioni Opinion ka si temë të mbrëmjes: Shpikës, “Made In Albania”.
Por cilët janë ata dhe çfarë të reje kanë shpikur. Në vazhdën e kësaj teme, Enkelejd Zotaj, mbështetës i nismës “Ict Aëards” tha se kur vë re një djalë të ri, që me një kamër të thjeshtë, në një temë diplome merr insiativën të replikojë, ku kompani të tjera duan miliona është për t’u përgëzuar. “Ky i ri ka rrugën e hapur për të vënë vetveten në projekte shumë ambicioze për të ardhmen”.