Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më fal bir, që zgjodha të të rris në këtë vend!!

2016/06/21 at 9:44 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Më fal bir, që zgjodha të të rris në këtë vend!!

Nga Armando Meta

Çdo ditë që zgjohemi, ndjejmë trishtim të thellë pse vendosëm të ndajmë fatin e jetës në këtë vend.

Shpresonim se gjërat një ditë do të mund të fillonin të përmirësoheshin dhe se ky vend do mund të bëhej nomal. Në fakt lëndimi më i madhë nuk është pse ne zgjodhëm të qëndrojmë.

Brenga më e madhe është pse vendosëm të rrisim fëmijët në një vend si ky i yni, që nuk është më i yni. Ai është tashmë prona e një tufe kopukësh, monstrash, injorantësh, të fortësh, maskarenjsh, hajdutësh të pacipë, peng i disa bandave politike.

Realisht të vjen turp që si i zënë në kurth, je i detyruar të vijosh jetën në këtë vend ku e gjithë struktura e shoqërisë dhe ajo njerëzore është shpërfytyruar në përmasa të frikshme. Ndaj biri im dua të të kërkoj falje që zgjodha të të rris në këtë vend!

Kjo është mizerja e përditshmërisë sonë, që shpesh përpiqemi ta shpërfillim, të sillemi si indiferent, të kthejmë kokën mënjëanë, apo thjeshtë të mos e mendojmë duke u justifikuar se “boll jam i stresuar”. Por mjaftojnë lotët e një fëmije që dhunohet barbarisht, pikërisht nga ato që paguhen për t’u kujdesur për ta, për të parë si në pasqyrë se në çfarë llumi notojmë. Pamjet dhunës shtazarake të pronares së kopshtit privat “DIREN”, Anjeza Shabani (Anja), ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç, të ngjethin mishin. Dora tij e brishtë që ngrihet në një përpjekje dëshpëruese për t’u mbrojtur nga dora e dhunshme e Anjës, nuk mund të të mos përlot. Klithmat e atij fëmije të njomë, lotët që i rrokullisen nëpër faqe, fytyra e tmerruar dhe përpjekja për t’u fshehur dëshpërimisht qoftë edhe pas përparëses së edukatores tjetër, të ngjethin mishtë. Kulmi arrin që pasi e ka dhunuar i bën edhe fotgrafi për ta nxjerrë në FB.

Nuk arrinë dot ta besosh sesi mund t’ia bëjë këtë një njeri, një qënie tjetër njerëzore. Aq më shumë një fëmije
që është krejtësisht i pambrojtur. Por kur mendon pak më thellë kupton se “Anja” nuk është një rast i izoluar. Ajo
është produkt i një sistemi të tërë që ka shkatërruar çdo qelizë humaniteti. Produkt i një sistemi që licenson për
kopshte dhe çerdhe çdo garazhd apo vilë, pavarësisht origjinës së parave dhe kushteve higjeno­ sanitare dhe
pedagogjike. Produkt i një sistemi që pasi merr paratë nën dorë për këto palo­çerdhe apo kopshte, nuk merr
më mundimin për t’i kontrolluar.

Produkt i një sistemi ku fatkeqësia e të tjerëve kthehet në biznes për drejtësinë. Product i një sistemi ku institucionet shtetërore ja kanë mbathur në drejtim të paditur. Produkt i një sistemi ku ata që e kanë ndërtuar një sistem të tillë janë të parët që “bërtasin” kundër sistemit. Produkt i një sistemi që nuk ka më asnjë ndjeshmëri njerëzore, që askujt nuk i dridhen “leqet e këmbëve” për fatkeqësit që u shkakton të tjerëve.

Ai fëmi na tregon sesi nuk funksionon asnjë institucion në këtë vend dhe se jeta jonë dhe e fëmijëve tanë është në mëshirë të fatit. Kurrë, në gjithë historinë e egzistencës së vet, ky vend nuk ka qenë kaq i paftyrë,
duke u kthyer çdo ditë e më shumë në një vend të pabanueshëm. Ai fëmi është vetëm ana e dukshme e mijëra dramave të tjera, të cilat mbyten në heshtje mes gëlltima lotësh. Ai fëmi na bën të na vi turp pse zgjodhëm këtë vend të rrisim fëmijët tanë. Ndaj më fal bir, që zgjodha të të rris në këtë vend! Ky nuk është më vendi ynë. E kemi humbur tashmë përfundimisht. Është vendi i “Anja”­ve.

Ju sugjerojmë

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 4:57 pm
Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës
Rajoni

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14 Korrik, 2025 4:44 pm
Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!
Kryesore

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!

14 Korrik, 2025 4:32 pm
Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!
Aktualitet

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

14 Korrik, 2025 4:15 pm
Para
EURO 2016/ Ja 11 ekipet që janë kualifikuar për turin tjetër

EURO 2016/ Ja 11 ekipet që janë kualifikuar për turin tjetër

Dhuna ndaj të miturit, reagon ashpër Big Basta

Dhuna ndaj të miturit, reagon ashpër Big Basta

Video/ Barazon Kroacia me gol të Kaliniç, minutin e 45

Video/ Barazon Kroacia me gol të Kaliniç, minutin e 45

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
14 Korrik, 2025

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin e SHBA-së, Donald...

Lexo më shumë

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
14 Korrik, 2025

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut....

Lexo më shumë

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
14 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta ndëshkojë Rusinë me tarifa, nëse nuk...

Lexo më shumë

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
14 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com