Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla edhe pse duhet të ishte përgatitur pasi kishte kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë e dhunës në kopësht, nuk i ka mbajtur dot nervat para gazetarëve.
Ajo tha se inspektojmë kopshtet e licensuara, që janë 1 600 në gjithë vendin, ndërsa shtoi se shumë të tjerë janë pa licencë. “Nuk do shkojmë të trokasim në çdo portë. Nuk dimë ku janë kopeshtet private”, tha ajo. Dhe jo vetëm kaq: “Prindërit dhe media të denoncojmë dhunën”, shtoi Nikolla.
Në fund, pasi kishte mbaruar prononcimin, Nikolla i kthehet gazetares së ABCNEWS, e revoltuar se pse e kishte pyetur mbi bazat dhe kriteret e licencimit të kopshteve. “Sa ka që hiqen si gazetar, kush e di nëse ata kanë diplomë apo jo”, thotë ministrja Nikolla.
Shihni të plotë videon