Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku u denoncua dhuna shtazarake ndaj një fëmije 3 vjeç në kopësht privat pritet të dalin video dhe dëshmi të tjera tronditëse. Sonte në emisionin “Stop” do të transmetohen të tjera kronika qe rëndojnë pozitën e administratores Anjeza Shabai. Do të transmetohet intervista e babait të fëmijës së dhunuar, reagimi i vetë fëmijës, etj. Kaq kemi mundur të mësojmë pasi stafi i Stop mbetet gjithnjë diskret kur bëhet fjalë për materiale investigative.