Skuadra në të cilën shiritin e kapitenin e mban mesfushori Ledjan Memushaj, kërkon përforcime për Serinë A dhe gjithçka fillon nga prapavija, ku Ajeti shihet si një alternativë më se cilësore në qarkullim. Mediat italiane flasin për negociata të vazhdueshme mes palëve, si dhe një akord që po shkon gjithnjë e më shumë drejt finalizimit, i lehtësuar nga fakti se ai është lojtar i lirë. Megjithatë, mbrojtësi ka vendosur që të presë deri në fund të pjesëmarrjes në Europian me Shqipërinë, para se të hedhë firmën në kontratë, pasi për momentin është i përqendruar vetëm te kuqezinjtë.