Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka letër tifozëve: Pa ju nuk do ishim këta që jemi sot

2016/06/21 at 1:20 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka letër tifozëve: Pa ju nuk do ishim këta që jemi sot

Presidenti i FSHF-­së, Armando Duka i ka dërguar sot një letër tifozëve kuqezinj ku i falënderon ata për mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares në ditët e qëndrimit në Francë.


“Faleminderit që keni ndezur flakë me entuziasëm dhe hare sheshet e qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Sheshet e kryeqyteteve më të mëdha të botës, që në këtë rast u dekoruan jo pak kuq e zi! Jehona e thirrjeve tuaja ka mbërritur deri tek ne duke na dhënë më shumë besim”, shkruan ndër të tjera Duka.

LETRA E PLOTE

Të dashur tifozë Të dashur shqiptarë që sot jeni veshur kuq e zi Pa ju ne nuk do festonim sot një nga fitoret më të rëndësishme të Shqipërisë dhe një nga prezantimet më të mira të saj. Pa entusiazmin tuaj në rrugët e qyteteve ku ne kemi luajtur; pa entusiazmin tuaj në stadimet e Lensit, Marsejës e Lionit, me siguri prezantimi ynë do kishte qenë ndryshe. Ju qetë një mbështetje e madhe për ne. Të gjithë, kudo që jeni. Ndaj unë dua t’ju falenderoj sot thellësisht, në emër tim dhe në emër të gjithë djemve që janë të mrekulluar me sjelljen dhe besimin tuaj. Ju falenderoj që në një moment të rëndësishëm gjetët kohën dhe mundësitë ekonomike të na mbështesni në këtë ndërmarrje të madhe për të gjithë. Të na mbështesni kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ju. Fanela kuq e zi që ju keni veshur këto ditë në Francë është bërë e njohur dhe e dashur për të gjithë.

Siç jeni bërë ju, me koret vibrante dhe banderolat plot sharm; me tifozerinë model dhe imazhet e bukura që po bëjnë xhiron e mediave botërore. Ekipi eshte përpjekur në fushë, por ju e keni fituar betejën në shkallët e stadiumit dhe sheshet e Francës. Pas këtij Europiani, për tifozët tanë do flitet po aq shumë sa për ekipin tonë. Ju faleminderit për imazhin mbresëlënës që po lini në këtë event.

Faleminderit që besuat tek ne. Që nuk rreshtët asnjë sekondë së brohorituri, edhe në momentet e vështira si në Lens apo minutat e fundit të ndeshjes në Marsejë. Shpirti dhe fuqia juaj ishte një inkurajim i jashtëzakonshëm, siç kanë shkruajtur edhe mediat më të mëdha botërore.

Faleminderit që keni ndezur flakë me entusiazëm dhe hare sheshet e qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Sheshet e kryeqyteteve më të mëdha të botës, që në këtë rast u dekoruan jo pak kuq e zi! Jehona e thirrjeve tuaja ka mbërritur deri tek ne duke na dhënë më shumë besim.

Festa ende nuk ka mbaruar dhe ne të gjithë shpresojmë që të tjera momente magjike do t’ju ofrojmë. Ne shpresojmë që do të vazhdojmë rrugën së bashku. Ekipi eshte perpjekur ne fushë por ju e keni fituar betejen në shkallët e stadiumit, në sheshe apo përpara ekraneve të TV. Jemi bashkë ndaj ndihemi më të fortë, më të përgjegjshëm dhe më pasionantë. Me një pasion që e kemi zbuluar së bashku dhe me të cilin, duam të shkojmë shumë më larg. Ndaj ju falenderoj edhe një herë! Pa ju ne nuk do kishim qenë këta që jemi sot!



Ju sugjerojmë

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Para
Video/ Vajza e gjakosur vazhdon lojën, Ronaldo rrëzohet nga një prekje 

Video/ Vajza e gjakosur vazhdon lojën, Ronaldo rrëzohet nga një prekje 

Shpërthim tek Fusha e Aviacionit, tritol makinës së gazetarit 

Shpërthim tek Fusha e Aviacionit, tritol makinës së gazetarit 

Dhunohet fëmija, Ministrja s’merr përgjegjësitë: prindërit të kenë kujdes

Dhunohet fëmija, Ministrja s'merr përgjegjësitë: prindërit të kenë kujdes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz: Irani është një regjim terrori

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
18 Qershor, 2025

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin...

Lexo më shumë

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
18 Qershor, 2025

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të...

Lexo më shumë

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
18 Qershor, 2025

Pse emigrantët largohen përsëri nga Gjermania? Një studim i ri tregon se vendet e tjera janë më tërheqëse për të...

Lexo më shumë

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
18 Qershor, 2025

Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com