Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit “Diren” u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e keqtrajtimit të të miturve dhe të shpërdorimit të detyrës, pasi u filmua nga emisioni “Stop” duke rrahur një fëmijë trevjeçar.
Por sa vite burg rrezikon Anjeza, ishmoderatorja e emisionit investigativ “Alarm”? Sipas Kodit Penal, ajo rrezikon nga 2 deri në 5 vjet burg për akuzën e parë, dhe nëse fëmija ka dëmtim të shëndetit, nga 10 deri në 20 vjet burg. Kështu, në rastin më të keq për të, Anjeza Shabani mund të dënohet me 20 vjet heqje lirie. Ajo u filmua dje nga emisioni “Stop” duke rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin e saj.