Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rasti i Anjeza Shabanit. Kush është Monstra

2016/06/21 at 10:04 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrahu fëmijën, ja vite burg rrezikon ish-gazetarja

Nga Armir Shkurti”


Lajmi i mbrëmshëm nuk qe se Anjeza Shabani u filmua duke zhdëpur një fëmijë, por se ish kolegu i saj i para 3 viteve, Armir Shkurti, nuk reagoi në facebook për ngjarjen!

Ja, edhe vet i madhi Zenetti i Interit më ka shkruar! Shkroi më pas edhe në një postim timin, bashkë me emra të mëdhenj të futbollit, e më pas këtë … e bënë lajm në një portal!

“Monstër” qe epiteti më dashamirës që më atribuan. E gjithë kariera ime paskësh qenë kot, më blozë aktivizmi qytetar e akoma më plehrë emisioni Alarm . Më bënë lëpirës prapanicash të partive, kurvar e çmos tjetër. Më i zi unë se Anja që i binte me sa fuqi kishte atij fëmije. …. ….. Po Ministres së Arsimit , kush nga portalet , mediat dhe opinioni publik i kërkoi një reagim? Po agjencive dhe inspektorateve të panumërta shtetërore, kush i shkoi e t’i bëjë disa pyetje thelbësore: 1 – A ishte i rregullt, me leje e gjithçka ky biznes?

Mesa jam informuar, është hapur PA LEJE! Por kjo mbetet për t’u sqaruar nga portalet, emisionet dhe opinioni publik. Mbase unë gaboj. Por nëse është e vërtetë kjo që unë di, në burg bashkë me atë rrahëse fëmijësh duhet të jetë edhe një varg i gjatë funksionarësh shteti që e kanë lënë të zhvillojë atë aktivitet

Pra pasi të flasë Ministria, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, Drejtoria e Tatim – Taksave, Drejtoria e Policisë Tiranë etj, për rregullsinë e atij biznesi, pastaj në ka mbetur ndonjë gur për t’u hedhur, ia lëshoni pa problem Armirit që flet a që hesht

2 – A është Anjeza Shabani shtriga që duhet djegur në turrën e druve? Patjetër! – shkruajnë një pjesë e të indinjuarve me të drejtë. “Ta zhdukim, ta vrasim, ta dënojmë…!!!” “E vras këdo që më prek tim bir”! – këtë deklaratë e kam bërë qysh sa i pashë sytë orën e parë që erdhi në këtë botë. Por s’qe e thënë. E kisha në një kopsht privat në mes të Tiranës. “Babi, më rrafi zysh Edlira sot. Ma skuli vesin ele më xhujti ke façja”. Më ra qielli. Thirra, bërtita, ulërita, kërcënova…po nuk e vrava dot edukatoren! Ashtu siç – besoj unë – shumica që bën be në facebook se do vrasë këdo që i prek fëmijën, tërhiqet në moment të fundit. Pasi unë bëra namin, fëmijën nuk ma prekën më me dorë. Për hakmarrje nuk i afrohej edukatorja, nuk e përfshinte në lojra, nuk e stimulonte…

SEPSE KY ËSHTË SISTEMI!!! Përqëndrimi i urrejtjes, mllefit, shfryrjes vetëm tek një “businesswoman” që rreh fëmijë, nëse mbetet aty, besoj se nuk është aspak e shëndetshme për shoqërinë.

Janë mbushur profilet me foton e Anjeza Shabanit të krehur e pudrosur dhe të gjithë shfryjnë atje. Mirëpo ajo mbrëmë fjeti në qeli. Ne do flasim edhe sot edhe nesër , sa të na dalë ndonjë histori tjetër …qoftë edhe futbolli që do të zerë komentet a bisedat tone.

Ne mbrëmë nuk pamë as më pak e as më shumë nga ç’kemi parë në kamera të tjera të fshehta në shkolla, jetimore, kopshte fëmijësh. Janë arrestuar, dënuar e liruar drejtoresha e edukatorë pafund, por janë liruar sërish e druri sërish vazhdon ndër fëmijë pa mëshirë.

A e dini se dënimi për atë vepër që patë në ekran mbrëmë nis nga ..3 muaj burg? Do të thotë se e arrestuara e mbrëmshme ka të gjithë të drejtat që të lirohet nga gjykata dhe ta nxjekë proçesin në gjendje të lirë?

A e dini se për këto lloj veprash që dënohen nën 2 vjet burg, jepet masë dënimi alternative, si psh: punë në komunitet apo shërbim prove?

Pra kur të tërhiqet vala e cunamit të dufit e mallkimeve, Anjezës mbase mund t’i ketë marrë me vete kopshtin, por jo lirinë.

3 – A pyetën portalet dhe opinioni ligjvënësit dhe ligjzbatuesit se si ka mundësi që shteti , i ashpër deri në tirani për një kupon tatimor a gotë birrë në timon, është kaq mëshirëplotë për ata/ato që me të drejtë quan “monstra” e që jo vetëm rrahin një fëmijë, por lenë gjurmë të përjetshme në jetën e tij e gjithë atyre krijesave të vogla që shohin dhe përjetojnë tmerrin duke parë ato skena dhune?

Nuk pashë as dje as sot të analizonte kush se si ka mundësi që ky shteti ynë është kaq larg edukimit të fëmijës, kaq pasiv ndaj rritjes së tyre, varfërisë e deri dhunës?

Tani dy fjalë për Anjezën dhe për Alarmin: Emisioni investigativ Alarm u ngrit vrullshëm, brenda pak muajve, dhe u bë një ndër emisionet investigative kryesore në vend, ku gjenin pasqyrim madje edhe zgjidhje halle e probleme nga më të larmishmet: Nga keqtrajtimi i pacientëve nëpër spitale tek ai i fëmijëve në shkolla, nga polici që merr rryshfet tek deputeti, nga PD – ja te PS ­ja…

Anjeza Shabani ka qenë pjesë e atij emisioni dhe ka dhënë kontributin e saj si prezantuese. Korrekte dhe e impenjuar. Në raste të ngjashme me të sajin mbrëmë, ka mbushur sytë me lot e ka mallkuar dorën që ka qëlluar foshnjen. Në atë periudhë të paktën, se tani nuk e di, falte 5 vakte, një a dy prej të cilave në Xhaminë e Xhurës, pas Kinostudios.

Iku nga Alarmi në vitin 2013 kur do lindte vajzën, të cilës i vuri emrin Diren, emrin e të cilës ia ka vënë edhe kopshtit. Për këto arsye, tronditja dhe befasia e neveria ime ishin të mëdha. Zhgënjim nga dikush që ti pret të jetë në majat e luftës , të paktën asaj në mbrojtje të më të dobtëve.

E pashë në lokalin pranë shtëpisë emisionin mbrëmë, me burra të tjerë, dhe që të gjithë njëzëri , pasi e shamë, deklaruam: “T’ia bënte tim biri, unë e kisha vrarë”….por unë e di që s’jemi nga ata burra….

/ Shkrimi i marrë nga Civitas.al. Autori gazetar ka prezantuar emisionin investigativ “Alarm” në Ora News me Anjeza Shabanin



Ju sugjerojmë

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Para
Itali/ Aksident tragjik, vdesin dy motra, vajza të një doktori shqiptar

Itali/ Aksident tragjik, vdesin dy motra, vajza të një doktori shqiptar

Kroacia i shpëton përjashtimi nga Europianit, ja dënimi i dhëne nga UEFA

Kroacia i shpëton përjashtimi nga Europianit, ja dënimi i dhëne nga UEFA

Luana Vjollcës po i shpërthen botoksi, ja në ç’gjendje është fytyra e saj

Luana Vjollcës po i shpërthen botoksi, ja në ç'gjendje është fytyra e saj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
17 Qershor, 2025

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes, Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë...

Lexo më shumë

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
17 Qershor, 2025

Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në datën 5 qershor, siç...

Lexo më shumë

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
17 Qershor, 2025

Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan....

Lexo më shumë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
17 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com