Një 25vjeçar është arratisur nga burgu, në një mënyrë spektakolare, në Izberbash në Republikën e Dagestanit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i riu, i dënuar për vjedhje, kalon nga dritarja e qelisë, që shërben për marrjen e ushqimeve.
Rojet e sigurisë e kishin harruar dritaren të hapur dhe 25vjeçari përfitoi nga fiziku i tij i dobët për të dalë nga qelia.
Tashmë autoritetet janë vënë në kërkim të tij./BW