Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

La Repubblicca: “Mamma mia Shqipëria”; orgazmë, gjak, ankth dhe arenë

2016/06/20 at 11:24 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
La Repubblicca: “Mamma mia Shqipëria”; orgazmë, gjak, ankth dhe arenë

Nje nder gazetat me te medha italiane, La Repubblicca ka bere nje kronike te detajuar te ndeshjes se Shqiperise me Rumanine.

“Mamma mia çfarë emocioni!”, shkruan gazeta italiane per momentin kur Sadiku mposht portierin rumun.

LAJMI NE LA REPUBBLICCA

Do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo, vetëm për të provuar emocionin e kësaj here të parë, kësaj historie të pabesueshme futbolli dhe njerëzish.

Do të ishte bukur edhe të ishe Gianni De Biasi, i cili i ka sjellë deri këtu dhe tani do të ketë mirënjohjen e përjetshme të një populli të tërë, sepse Shqipëria në Lion ka shënuar golin e parë dhe ka fituar ndeshjen e parë në një turne të madh, si dhe ka mundur Rumaninë për herë të parë pas 68 vitesh, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë në një ndeshje zyrtare.

Dhe e ka bërë me një gol të Armando Sadikut, një sulmues që luan tek Vaduzi, skuadër e Lihtenshteinit. Dhe ndoshta me kaq kemi thënë gjithçka. Por ka edhe shumë të tjera. De Biasi ka çuar në vendin e tretë në grup, me shpresa kualifikimi për të tetat, një skuadër që përveç Berishës (Lacio) dhe Hysajt (Napoli), nuk ka luajtur në skuadra të nivelit europian, ka një mbrojtës të majtë si Agolli që luan në Azerbajxhan, Basha që luan tek Komo, Memushaj, më i miri nga të gjithë, që ka një jetë në Itali por nuk ka luajtur në Serinë A, aktualisht tek Peskara.

E megjithatë ia dalin, të mbështetur nga një publik i jashtëzakonshëm, një shenjë e kuqe dashurie që ndez stadiumin, ndërkohë që rumunët bëjnë një figurë të keqe edhe me tifozët, të cilët hedhin tymyese edhe kur këndohet himni i tyre, por edhe pas 1­-0.

Eshtë një frymëzim i vërtetë, Shqipëria e De Biasit. Eshtë pasion dhe orgazmë, ankth, gjak dhe arenë, fitore ose vdekje, siç kishte thënë vetë tekniku para ndeshjes. Jeton me momente shpërthyese, kundërsulme rrufe me tre prekje, dhe shpresojmë tek zotat që dikush do të jetë në gjendje ta fusë topin brenda, sepse për këtë nuk ka siguri, përkundrazi.

Kundër rumunëve e nisin shumë keq, sepse emocioni i shtrëngon në fyt dhe nuk i lë të lëvizin këmbët. Rumania gjen goditjen nga jashtë zone, katër herë në 18 minuta, por shënjestra është e dobët, vetëm Alibec gjen Berishën që pret.

Rindërtimi i sipërmarrjes historike të Shqipërisë lind prej këtu, nga këto dobësi që ndreqen menjëherë, që dalëngadalë shndërrohen në forcë, sapo mendja pastrohet prej toksinave: rreziku ka kaluar, rumunët duken të ngathët e të lodhur, tani të provojmë.

Dhe vjen kështu rasti i parë, kundërsulm shumë i shpejtë i nisur nga Sadiku, por Lenjani, i vetëm në shtyllën e dytë, e ngre topin me pesë metra. E pabesueshme. Për momentin kanë kuptuar se ka jetë, që mund të hyjnë. E provon sërish Memushaj në minutën 35, gjen portierin, dhe pak më pas Basha godet sërish mbi shtyllë.

Në bankinë, De Biasi “ha bar” prej zemërimit. Por tashmë jemi aty, dhe në minutën 43 Memushaj gjen në zonë Sadikun, në mënyrë të përsosur. Tatarusanu bën një dalje të tmerrshme, del bosh, Sadiku shënon.

Mamma mia çfarë emocioni! Nga ai moment e tutje do të jetë e gjitha llogore, në një pjesë të dytë ku forca u ka rënë të gjithëve, mbi të gjitha rumunëve, të cilët gjejnë një traversë me Andone, por në fund vetëm gudulisin. Në shtëpi Rumania, siç është e drejtë të ndodhë, për t’i lënë rrugë shqiptarëve, të udhëhequr nga një italian i cili tashmë është njëri prej tyre, dhe e këndon himnin shqiptar gjithë lezet, përmendësh.

Ju sugjerojmë

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku
Aktualitet

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku

19 Qershor, 2025 10:36 am
Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër
Aktualitet

Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër

19 Qershor, 2025 10:31 am
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

19 Qershor, 2025 10:20 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

19 Qershor, 2025 10:19 am
36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës
Aktualitet

36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës

19 Qershor, 2025 10:13 am
Minimatura, 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën Shqipe/ Testimi në 340 qendra
Aktualitet

Minimatura, 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën Shqipe/ Testimi në 340 qendra

19 Qershor, 2025 10:08 am
‘Presion’ mbi Kallas dhe Von der Leyen për marrëveshjen BE-Izrael
Bota

‘Presion’ mbi Kallas dhe Von der Leyen për marrëveshjen BE-Izrael

19 Qershor, 2025 9:57 am
Vengu me homologun në Francë: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale
Aktualitet

Vengu me homologun në Francë: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

19 Qershor, 2025 9:54 am
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

19 Qershor, 2025 9:33 am
Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
Bota

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025 9:21 am
Para
Fotolajm/ Festojnë shqiptarët, por festojnë edhe kroatët

Fotolajm/ Festojnë shqiptarët, por festojnë edhe kroatët

Video/ Goli i Sadikut, çmendet komentatori arab: Allah, Allah, Sadikuuuuu

Video/ Goli i Sadikut, çmendet komentatori arab: Allah, Allah, Sadikuuuuu

France Football/ Ja notat dhe kush ishte më i miri për Shqipërinë

France Football/ Ja notat dhe kush ishte më i miri për Shqipërinë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku
19 Qershor, 2025

Qeveria miratoi para pak ditësh ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, që do të garantojë pronën private, bashkëpronësinë, si...

Lexo më shumë

Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër

Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër
19 Qershor, 2025

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një shtetas, i cili dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë...

Lexo më shumë

Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
19 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka mbyllur hetimet për gjashtë ish-zyrtarë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në...

Lexo më shumë

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
19 Qershor, 2025

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra, duke paralajmëruar një përgjigje të fuqishme ndaj Teheranit, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com