Rike Roci, tifozja shqiptare bionde që pushtoi rrjetet sociale teksa po ndiqte ndeshjen Francë – Shqipëri, për gazetën e njohur italiane, “Corriere della Sera”, është tifozja më seksi e këtij Kampionati Evropian.
“Kapelë dhe triko marramendëse – në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016.
Quhet Rike Roci, ndërsa zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan gazeta.
“Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë ndjekës”, shton gazeta italiane.
“Media e ka pagëzuar si Larissa Riquelme e re, tifozja paraguajane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, përfundon “Corriere della Sera”.