Rastet e fundit të sulmeve nga qentë agresivë që mbahen pa maska mbrojtëse nga pronarët, ka bërë që Ministria e Bujqësisë të propozojë disa masa.
Kështu, kushdo që posedon një qen agresiv mund të dënohet deri në 10 vite burg nëse mund përmbysh detyrimet e reja ligjore që pirtet të miratohen në shtator.
Drejtori i Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë Edi Fero thotë se: “Do ketë disa sanksione akoma më të rrepta që do të jenë nga gjoba, që ne aktualisht i kemi 50-200 mijë lekë të vjetra, por do jenë edhe në penalitete edhe më të forta, siç janë deri në 10 vite burg.
Aktualisht, ne po fillojmë të punojmë në lidhje me bazën ligjore për identifikim dhe regjistrim i 3 të gjithë kafshëve me pronarë, që janë një potencialë i mundshëm për t’u kthyer në qen endacak, pasi një pjesë e mirë e pronarëve, pasi u del qejfi i lëshojnë në rrugë. Unë mendoj që jo më larg se tetori do të kryhen e gjithë procedurë që të gjithë këta qenë me pronarë të regjistrohen nëpërmjet një data base që do të ketë”.