Lulzim Basha thotë se miratimi i draftit të reformës në drejtësi pa opozitën do prodhojë tension dhe destabilitet në vend.
Përmes një statusi në facebook Basha paralajmëron edhe të tijët të mos shesin votën.
Deklarata e plotë e kryedemokratit Basha
Dergimi ne Kuvend i draftit te njeanshem per ndryshimet kushtetuese, eshte nje akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend.
I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjecar, Edi Rama kerkon kapjen me cdo kusht te drejtesise per te garantuar paprekshmerine e tij dhe te bandes qe e rrethon.
Kjo manover do deshtoje me turp.
Cdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me cdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.
Rruga e vetme per nje reforme ne drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias.