Rritja e temperaturave ka sjelle nje numer te larte shtetasish kosovare ne piken kufitare te Morinës.
Megjithese dogana shqiptare ka hequr kontrollet ne periudhen e sezonit turistik nga pala kosovare ushtrohen kontrolle.
Muaji i Ramazanit nuk i ka penguar shtetasit kosovare që të udhëtojnë drejt vendit tonë në fundjave. Rreth 11 mije persona raportohet nga pika kufitare e Morinit se kane hyre gjate 24 oreve te fundit.
Policia kufitare ngriti traun per te shmangur radhet e gjata.
Ndryshe nga policia shqiptare ajo e Kosoves vazhdon te ushtroje kontrolle. Marreveshja per kontrollin e dyfishte edhe pse zyrtarisht ka nisur sezoni turistik eshte ende ne fuqi, duke u bere pengese per levizjen e lire te qytetareve ne dy anet e kufirit.
Ne pritje te marreveshjes se re per lehtesira ne qarkullim per shkak te sezonit qytetaret jane te detyruar te respektojne keto masa shtrenguese edhe pse jo te mirepritura.