Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet debati/ Ja çfarë u tha në KLD për Tahirin dhe ambasadorët

2016/06/18 at 10:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Protesta e Bashkisë së Tiranës për Apelin Administrativ, reagon KLD

Zbardhen diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që paraprinë vendimin për kallëzim penal
ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Ministri u kallëzua nga KLD­ja në Prokurorinë e Përgjithshme për akuzën e “kanosjes ndaj gjyqtarit” dhe “fyerjes ndaj gjyqtarit” për shkak të sulmeve të tij publike drejt gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Arjan Aliaj, pas vendimit të tij për “pezullim nga detyra” të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Panorama” ka siguruar një kopje të procesverbalit të mbledhjes së jashtëzakonshme të 11 qershorit, ku nëntë
anëtarët pjesëmarrës në mbledhje, Bujar Nishani, Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Gjin Gjoni,
Petrit Çomo, Brunilda Kadi, Ridvan Hado dhe Neritan Cena janë shprehur njëzëri në mbrojtje të gjyqtarëve nga
sulmet e ministrit.

Më i ashpër në qëndrimet e tij është treguar anëtari Neritan Cena, i cili është shprehur se ka pritur edhe një
qëndrim zyrtar të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, nëse kishte cenim të ndarjes së pushteteve në deklaratat e
ministrit dhe kryeministrit. Më tej anëtari Cena i ka cilësuar deklaratat e Tahirit kërcënime dhe tentativa për
kapje të pushtetit gjyqësor dhe ka uruar që të mos jetë kjo arsyeja e vërtetë e Reformës në Drejtësi.

XHEZAIR ZAGANJORI: Në rastin konkret unë mendoj që deklaratat që janë bërë, kryesisht nga pushteti
ekzekutiv, janë të papranueshme dhe sigurisht që ne kemi për detyrë si Këshill i Lartë i Drejtësisë, por edhe si
Konferencë, por edhe Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar, që të mbrojmë gjyqtarin, të mbrojmë statusin e gjyqtarit,
sepse përndryshe, sigurisht që nëse nuk do ta bënim një diçka të tillë, sigurisht që komuniteti i gjyqtarëve do ta
ndienin veten të vetmuar, por sigurisht që ata nuk do të ishin në gjendje të ushtronin detyrat e tyre kushtetuese
dhe ligjore.

NERITAN CENA: Sinqerisht këto ditë kam pritur, vëzhguar, qoftë edhe një qëndrim të miqve të Shqipërisë, si zotit Lu dhe zonjës Vlahutin, që të dilnin me një qëndrim zyrtar, nëse ka vërtet shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve në ato deklarimet, qoftë të ministrit të Brendshëm, qoftë të Kryeministrit. Reagime që nëse mendojmë që mund t’i bëjë një zyrtar, atëherë çfarë mund të mendojmë që mund të bëjë një njeri që
minimalisht nuk ka kulturë juridike? Nuk e di, mbase politikanët tanë, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, nuk dinë
akoma ta respektojnë njëherë e mirë që kur flet gjykata, palët heshtin dhe që kontrolli i vendimeve gjyqësore
bëhet vetëm në rrugë gjyqësore dhe nuk janë komentet ato që do zgjidhin problemin.

Sikurse e thatë edhe ju, ne nuk kemi absolutisht asnjë lloj të drejte t’i hyjmë çështjes në fjalë nëse ekzistonin kushtet për t’u dhënë ajo masë sigurimi, a nuk duhej dhënë ajo masë sigurimi. E pafalshme, e patolerueshme mendoj unë është qëndrimi jo etik dhe i theksuar politik nga ana e përfaqësuesve të ekzekutivit. Unë nuk di që ne gjyqësori të jemi pjesë e ndonjë partie politike të caktuar, qoftë pozitë, qoftë opozitë. Di që jemi pushtet i pavarur.

ASTRIT HAXHIALUSHI: Vendimi i gjykatës nuk është vendim përfundimtar që çmon provat dhe për rrjedhojë
duke u bërë një objekt i tillë nga ana e ministrit të Brendshëm i kritikave, por edhe i kërcënimeve, them se ka cenuar në themel pushtetin gjyqësor. Ndoshta ne na ka rënë kjo barrë në një kohë të vështirë, duke qenë
objekt i këtyre kritikave dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por njëkohësisht na jep edhe njëfarë
krenarie që t’i dalim zot kësaj pune, sidomos trupës gjyqësore.

ARTAN BROCI: A është tejkaluar viza e kuqe e ndarjes midis këtyre dy pushteteve dhe a kemi ne mënyra dhe
mjete për të mbrojtur një gjyqtar, i cili në kushtetutshmërinë e tij dhe në ligjshmërinë e tij ka dhënë një vendim?

Apo do mjaftohemi vetëm me deklaratën? Në pikëpamjen time unë gjykoj që ajo vija e kuqe që ndan dhe
balancon pushtetet është shkelur dhe nuk është shkelur nga pushteti gjyqësor, është shkelur nga një individ, i
cili është përfaqësues i ekzekutivit, është shkelur nga ministri i Brendshëm – ka një emër dhe një mbiemër
konkret dhe nuk kemi pse i fshihemi – i cili ka dalë dhe ka kërcënuar hapur gjyqtarin.

RIDVAN HADO: Deklarata e fundit e funksionarëve të lartë të ekzekutivit, Kryeministrit dhe ministrit të
Brendshëm, janë të papranueshme. Janë deklarata fyese. Kanë kaluar, ashtu siç tha edhe zoti Broci, kanë
kaluar vijën e kuqe. Intimidojnë gjyqtarin. Fyese për gjyqtarin Arjan Aliaj, por edhe për të gjithë trupën
gjyqësore. Kanë intimiduar familjen e gjyqtarit, familjet tona, gjithashtu nderin dhe dinjitetin e familjeve dhe
cenojnë funksionet kushtetuese të gjyqtarit, dhënien e drejtësisë.

NERITAN CENA: Nëse ne reformën në drejtësi do ta kuptojmë pastaj që të vejmë ca njerëz aty që t’i shtypim
me buton si t’i duam, vendimin si ta duam, pastaj vetëm pavarësi gjyqësori s’ka më domethënë. Marr shkas nga
deklaratat që bëri zoti ministër që, “të shohim, se do vijë koha, do t’i fusim në veting (vetting)”, “a do ta kalojë
njëri vetingun apo s’do ta kalojë tjetri vetingun”. Këto janë kërcënime haptazi dhe tentativa për kapje të pushtetit
gjyqësor. Prandaj them që unë uroj sinqerisht dhe shpresoj sinqerisht që mos të jetë kjo arsyeja e bërjes së
reformës në drejtësi, sepse s’ka më… edhe qytetari i thjeshtë që do vijë të kërkojë drejtësi, s’ka për ta gjetur më me gjyqtarë të kapur.

GJIN GJONI: Është detyrë e këtij Këshilli të Lartë të Drejtësisë, ashtu siç edhe zoti Broci e deklaroi më përpara, që ne nuk duhet të mbetemi në kuadrin e deklaratave, por duhet të kalojmë edhe në veprime ndoshta të karakterit ligjor, në mbrojtje, jo vetëm të këtij gjyqtari, por të çdo gjyqtari tjetër në Republikën e Shqipërisë, kur kemi kërcënim apo denigrim të tij.

BRUNILDA KADI: Ajo që dua të theksoj unë, duke qenë se këto mbledhje janë publike dhe çdokush mund t’i
aksesojë është, t’i drejtoj një pyetje ministrit apo edhe Kryeministrit: Nëse për këta persona gjyqtari është një
kriminel – nuk dua të përsëris fjalët e tjera që janë thënë – atëherë ku është përgjegjshmëria ligjore e atyre që e
kanë lënë këtë gjyqtar të japë vendime në emër të republikës? Sepse është përgjegjësi ligjore, detyrim ligjor për çdo shtetas, aq më shumë për këto pozicione, që të bëjnë kallëzim penal në organin kushtetues për këtë
person që për më tepër është gjyqtar. Dhe ideja është që pse ky moment ose kjo dijeni e tyre del në momentin
që jepet ky vendim. Sepse nga deklaratat del që këtë status, ky gjyqtar, e ka pasur më përpara, nuk e mori në
këtë moment. Që është kriminel dhe termin tjetër që është përdorur “killer”. Është një problem tjetër që gjyqtari në fjalë është gjyqtari hetues i çështjes, dhe ai, sipas ligjit procedural, do hetojë çdo kërkesë të Prokurorisë në lidhje me këtë çështje dhe këto veprime që janë, jo në kufi, por që e kanë kapërcyer kërcënimin, janë një ndikim i hapur i paligjshëm në dhënien e drejtësisë dhe në punën e këtij gjyqtari në dhënien e vendimeve nga ana e tij.

BUJAR NISHANI: Ajo që do t’i propozoja Këshillit do ishte që t’i drejtohemi Prokurorisë së shtetit shqiptar, me
një kallëzim ndaj ministrit të Brendshëm, për kërcënimet dhe fyerjen që i ka bërë gjyqtarit konkret. Dhe pa dyshim, në qoftë se ky Këshill do ta miratojë, unë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit do t’i drejtohem pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proceduralisht organit të Prokurorisë, për të verifikuar dhe për të hetuar nëse ka shkelje të Kushtetutës, të ligjit dhe ka vepër penale në rastin konkret.



Ju sugjerojmë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

19 Qershor, 2025 7:20 pm
PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
Kryesore

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit

19 Qershor, 2025 6:55 pm
Para
Ronaldo humb penalltinë, Portugali-Austri 0-0

Ronaldo humb penalltinë, Portugali-Austri 0-0

Foto/ Ronaldo zhgënjeu sonte, por gjesti me portierin austriak do u habisë

Foto/ Ronaldo zhgënjeu sonte, por gjesti me portierin austriak do u habisë

Video/ Parada shqiptare që befasoi New Yorkun

Video/ Parada shqiptare që befasoi New Yorkun

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
19 Qershor, 2025

Irani do ta pranonte ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për një takim së shpejti...

Lexo më shumë

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
19 Qershor, 2025

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Tiranës. Siç pritej, klubi bardheblu dhe trajneri i njohur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com