Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heronjtë dhe anti­heronjtë

2016/06/18 at 9:05 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, ja formacioni i mundshëm të mërkurën ndaj Francës

Nga Sokol BALLA


Të premten në Allianz Riviera të Nicës, pashë se çfarë do të thotë të të marrë turma poshtë. Ndeshja pati një
hero, Iniestën dhe një anti­hero, Arda Turan. Të dy pjesëtarë të një ekipi, Barcelonës. Ndryshimi? Iniesta i
duartrokitur nga të gjithë, Turan i tallur nga të gjithë. Sa herë ai prekte topin ulërimat shoqëronin tribunën
veriore të stadiumit. Kjo ishte arsyeja pse Turqia mbrëmë luajti në fakt me dhjetë lojtarë. Arda Turan thjesht
ishte një fantazmë. Jam i sigurt që këto do jenë ndeshjet e tij të fundit me Turqinë, ku me siguri ai do mendohet
mirë nëse do të dojë të kthehet.

Turqit janë pasionantë me futbollin por nuk i falin tradhëtitë. E provoi këtë më shumë se të gjithë Mesut Ozil i cili zgjodhi Gjermaninë. Me koston që nuk shkon dot në Turqi dhe nuk luan dot përballë ish­bashkëkombësve të vet, në klub dhe me kombëtaren. Janë shumë lojtarë turq që ndajnë këtë fat. Por nuk janë të vetmit.

Prej tre ditësh media franceze merret me një gjest të turpshëm të Paul Drogba, gjatë ndeshjes me Shqipërinë
në Marsejë. “Bras d’honeur” ose shenja e krahut që ai i drejtoi simbolikisht tribunës së medias me gjasë për
shkak të kritikave të shumta drejtuar atij për performancën shumë të dobët në këtë Europian. Të shtunën Dechamps tha se kishte biseduar me të, dhe i kishte besuar versionit të Drogba. I cili edhe në një deklaratë tha se “nuk do t’i drejtonte këtë shenjë tribunës ku ishte nëna dhe vëllai im”.

Askush nuk e beson ama përveç trajnerit të tij. Futbollistët vlerësohen si Gladiatorët: ata edhe vdekjen duhet ta kenë dinjitoze. Në rastin e tyre të jenë kokulur, sidomos përballë tifozëve. Sepse janë tifozët që u blejnë bluzat, janë ata që harxhojnë mijëra euro për t’u rënë nga prapa kur luajnë jashtë. Janë ata që ushqejnë makinerinë e parave që u siguron atyre rroga përrallore. Më kujtohet Stefan Effenberg. Mesfushori i talentuar gjerman në një
moment tensioni iu kthye tifozëve të vet me një shenjë të caktuar. DFB gjermane e përjashtoi përjetësisht nga
Mannschaft në një moshë relativisht të re dhe askush nuk mori vesh se çfarë u bë me të.

Kjo ka qenë e vërtetë edhe në futbollin e kohës së komunizmit. Kam qenë i vogël në stadium kur një futbollist që sot nuk jeton më, i Partizanit, një mbrojtës i shkëlqyer i Kombëtares ju kthye tifozëve të vet, të cilët në fakt po e shanin, me një gjest të turpshëm. U dënua menjëherë dhe nuk mbaj më mend që ta vishte më fanellën e kombëtares.

Pak muaj më parë një histori preku mbarë botën. Një fëmijë afgan me një qese me vija të bardha dhe blu dhe
me emrin e shkruar me stilolaps: Messi. Vetë superlojtari u angazhua t’i çonte një bluzë personazhit që preku
miliona vetë në rrjetet sociale. Futbollistët duhet të jenë një rol model për ndjekësit e tyre. Modelet e Balotelit,
George Best apo Paul Gascoigne tashmë i përkasin historisë. Para modelit të rolit, edhe talenti nuk ka më
rëndësi. Shikoni transformimin e Suarez. A thua ka ndryshuar si karakter? Jam i sigurt që do të hante veshët e dikujt sërish. Nëse do ta lejonin sponsorët, menaxherët dhe sigurisht opinioni publik.

Po kuqezinjtë a kanë antiheronjtë e tyre? Megjithëse sjellja e Taulant Xhakës në ndeshjen e parë dhe
performanca e tij në të dytën, lënë për të dëshiruar mendoj se jemi ende larg për fat, pasjes së një anti­heroi.
Përkundrazi, sulmuesi ynë kryesor Sadiku, i përjashtuar dikur nga Superliga Shqiptare për sjellje të keqe, është
rikthyer tashmë i reformuar, nga bad boy në golden boy të Kuqezinjve.

Sigurisht ne kemi edhe një superhero që është Lorik Cana, dhe një hero të heshtur si Mërgim Mavraj, të cilët
përveç talentit, reflektojnë në fushë dhe jashtë saj, dinjitet, integritet dhe përulësi. Tani që futbolli ynë është
ngjitur në këto maja të larta të futbollit botëror, ndoshta është koha që Federata dhe të gjithë ne, të investohemi
në promovimin edhe të këtyre vlerave.

E para që do përfitonte është Superliga shqiptare, arena e futbollit vendas, ku megjithëse janë ulur në numër,
numrat e antiheronjve nuk mungojnë. Por më e rëndësishmja është që brezit të ri të fëmijëve të mos u ofrojmë bluza të Messit. Tashmë kemi bluzat e kombëtares, me emrat në kurriz të heronjve tanë.
Dhe kjo është fitorja më e madhe e kësaj aventure europiane të futbollit shqiptar. Edhe nëse nesër na mund
Rumania. /JavaNews.al



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Polici plagoset me kaçavidë, autorët i marrin edhe pistoletën

E fundit/ Aksident i rëndë në Kamëz, tre të plagosur

Letra e Ramës për Bashën/ Bylykbashi: Ftesë për t’mos rënë dakord

Replika/ "Gozhda e Majkos si ajo e Nastradinit"

Video/ Ledri Vula ngacmon live gazetaren Elita Rudi

Video/ Ledri Vula ngacmon live gazetaren Elita Rudi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com