Ndeshja e radhes mes Rumanisë dhe Shqipërisë, është cilësuar si ndeshja për jetë a vdekje në kampin dhe në mediat rumune
Këto të fundit, në lajmet që publikojnë, japin kombinime rezultatesh dhe mundësitë e ndryshme me të cilat kombëtarja e tyre siguronin qëndrimin në Francë.
Sipas mediave rumune, avantazhi më i madh i kombëtares së tyre në këtë përballje është forma e Shqipërisë. E përditshmja sportive GSP, ka theksuar 2 detaje ku Rumania është më e avantazhuar se kundërshtari i të dielës.
Sipas saj, lojtarët e De Biasit kanë zhvilluar 2 lojëra shumë të mira, por në sfidën e fundit ndaj Francës ata kanë humbur shumë energji. Pika tjetër, që sipas GSP është në favorin e Rumanisë, është fakti se pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë nuk janë mësuar të luajnë ndeshje zyrtare çdo katër ditë, shrkuan TCH.
Ndërkohë mediat rumune kanë shkruar këtë të shtunë se rezultati i sfidës me Shqipërinë do të përcaktojë dhe të ardhmen e trajneri Iordanesku.
Humbja ndaj kuqezinjve do ta vuloste largimin e tij nga stoli i përfaqësues dhe do të bënte të ligjshme bisedimet e drejtuesve të federatës me trajnerë të tjerë, diçka që ka filluar që pas humbjes me Francën.