Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DETAJE/ Dyluftimi me çifte në Shëngjin, sherr për lekët e ashensorit

2016/06/18 at 5:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
DETAJE/ Dyluftimi me çifte në Shëngjin, sherr për lekët e ashensorit

Ishte një konflikt me përgjegjësin e pallatit për pagesën e ashensorit ai i djeshmi që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të dy personave, njëra prej të cilave grua.


Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në afërsi të vendit të quajtur “Lapidari”, në Shëngjin. Policia bëri të ditur se të plagosurit janë Mimoza Aliaj, 49 vjeçe, dhe Gentian Malshi, 38 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjence në Spitalin e Lezhës nga ku mësohet se pasi kanë marrë ndihmën e parë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para të Policisë, është bërë e ditur se 38­vjeçari Malshi është konfliktuar me bashkëshortin e të plagosurës, Gëzim Aliaj, 52 vjeç, nga Shëngjini. Ky i fundit mësohet se ishte përgjegjës i pallatit ku jetonte vetë. Në të njëjtin pallat kishte blerë një hyrje edhe 38­ vjeçari Malshi. Por ai e mbante apartamentin të mbyllur, pasi aktualisht jetonte në fshatin Pllanë të Lezhës dhe ende nuk ishte zhvendosur në banesën e re. Duke menduar se detyrimet nisnin vetëm në momentin kur të jetosh në pallat, 38­ vjeçari refuzonte të paguante paratë e ashensorit.

Duke qenë se të shumtët e blerësve janë banorë sezonalë, banorëve të paktë të pallatit të ri iu mbetej ta paguanin ata të vetëm ashensorin. Për këtë shkak, 52­vjeçari Gëzim Aliaj ka debatuar edhe ditën e djeshme me fqinjin e tij. Ai i ka bërë të qartë atij se të gjithë banorët e pallatit duhej të paguanin për mirëmbajtjen e ashensorit, pasi edhe banorët sezonalë e përdorin atë në momentin që zhvendosen në apartamentet e blera në muajt e verës.

Por i riu është justifikuar me faktin se nuk kishte pse të paguante përderisa nuk jetonte në këtë pallat. Më kot janë përpjekur të sqarohen pasi situata ka degraduar fillimisht me sherr mes tyre, e më pas deri në përplasje fizike. Më pas 38­vjeçari ka marrë një armë gjahu çifte që e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të Gëzim Aliajt. Ky i fundit ka mundur që t’u shpëtojë plumbave, por nga të shtënat ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. Pasi ka parë gruan e plagosur, Gëzim Aliaj i është kundërpërgjigjur Malshit. Ai ka marrë një armë çifte që e mbante në banesë dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e policisë që ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimin e situatës deri në vrasje. Blutë kanë ndaluar 52­vjeçarin Gëzim Aliaj, i cili është marrë në pyetje rreth ngjarjes./panorama



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Intervista Armina Mevlani/ Sa fëmijë dua me Shkëlzenin?

Video/ Ja "dirty dancing" i Arminës dhe Shkëlzenit

La Stampa: Thaçi fton Papën të njohë dhe vizitojë Kosovën

La Stampa: Thaçi fton Papën të njohë dhe vizitojë Kosovën

Lezhë plagoset qytetari, kërkohet autori

Lezhë plagoset qytetari, kërkohet autori

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com