Ish trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi i ka dërguar një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama, në të cilin bën vlerësimin e vet për Kombëtaren shqiptare në drejtimin e De Biazit.
Postimi i Ramës
Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:
I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit.
Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime. Një përqafim të fortë Arrigo Sacchi