Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prestigjozja amerikane: Shqipëria, ja shanset për tu kualifikuar e treta!

2016/06/18 at 7:14 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prestigjozja amerikane: Shqipëria, ja shanset për tu kualifikuar e treta!

Finalet e “Euro 2016”, faza në grupe, ende po zhvillohet. Nga e mërkura deri të shtunën, të 24 ekipet e pranishme në turneun e Francës do të luajnë ndeshjet e tyre të dyta, ndërsa të dielën fillon raundi i tretë në grupe. Prestigjiozja amerikane, “The New York Times“, në faqen e saj në internet, “nytimes.com”, analizon situatën dhe mundësitë e vendeve të treta në grupe, që mund të përparojnë më tej në Kampionatin Europian. Ajo ndalet edhe në Grupin A, ku i jep Shqipërisë 47 për qind shanse për t’u kualifikuar në raundet me eliminim direkt të “Euro 2016”. Kuptohet, ajo nëse fiton me Rumaninë ,të dielën.


“Sikurse dihet, dy skuadrat e para të secilit grup kualifikohen për më tej, në fazat me eliminim direkt, ndërsa katër nga 6 skuadrat e treta, me “rekorde” më të mira, po ashtu, vijojnë Kampionatin Europian. Vetëm dy prej tyre (skuadrat e vendeve të treta), me “krendecialet” më të dobëta, do të kthehen në shtëpi, ashtu si edhe ato që do të mbyllin grupet, në vend të fundit. Kjo është struktura e paracaktuar nga UEFA, ndaj ndeshjet e treta janë tejet antagoniste. Shumë trajnerë dhe mijërat e tifozëve fillojë të bëjnë edhe matematikë në kokat e tyre, tashmë, duke planifikuar se çfarë duhet të bëjnë skuadrat e tyre për të siguruar një vend në fazën e “nokautit” të kompeticionit në fjalë.

Situata mund të jetë e komplikuar, veçanërisht në këtë turne të zgjeruar, me 24 skuadra finaliste. Teksa kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Grupin A dhe B, ne do të tregojmë të gjithë mënyrat se si skuadrat e vendeve të treta mund të kalojnë në raundin tjetër të Europianit. Pas një fitoreje ”gozhdë-thumbuese” ndaj Shqipërisë, vendi organizator i turneut, Franca, është në krye të Grupit A dhe e ka siguruar raundin tjetër, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen e fundit, kundër Zvicrës, të dielën. Një fitore e mundshme i mban francezët në vendin e parë të grupit; një humbje e lë ata të dytët. Në thelb, Zvicra është e sigurt për të kaluar në fazën nokaut-it, çështja e vetme është se ku do ta përfundojë Grupin A. Nëse Zvicra mund Francën, ajo do të kryesojë grupin. Në qoftë se barazon, kombëtarja helvete do ta përfundojë në vendin e dytë.

Dhe nëse humbet, ajo do të përfundojë e dyta apo e treta, në varësi të rezultatit Rumani-Shqipëri. Edhe po mbeti me 4 pikë, sa ka tani, Zvicrës i mjaftojnë për të përparuar më tej. Rumania fitoi një pikë kundër Zvicrës, me barazimin 1-1, të mërkurën. Ajo tani do të përballet me Shqipërinë, pa asnjë pikë, që i ka humbur dy ndeshjet e para në Grupin A. Nëse fitojnë, rumunët do të kenë katër pikë, të mjaftueshme për vendin e dytë apo të tretë, në varësi të rezultatit Francë-Zvicër. Nëse barazon me Shqipërinë dhe përfundon e treta, Rumania do të ketë vetëm dy pikë, që me siguri nuk do të jenë të mjaftueshme për të ecur përpara, duke pasur parasysh pritshmëritë se si do ta mbyllin skuadrat e tjera në vendin e tretë.

Pavarësisht një përpjekjeje heroike kundër Francës, të mërkurën, Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para dhe ka shanse të pakta për të avancuar më tej. Matematikisht, ajo ka ende një mundësi për t’u kualifikuar si njëra ndër më të mirat e vendit të tretë. 3 pikë ndoshta nuk janë mjaftueshëm, sepse gjasat janë që Shqipëria të mos jetë e vetmja skuadër me kaq pikë në vendin e tretë. Sidoqoftë, shpresa e vetme është për të mposhtur Rumaninë, të dielën në Lion. Mundësisht pa pësuar gol dhe duke shënuar më shumë se një të tillë. Sipas përllogaritjeve tona, po zuri vendin e tretë në grup, me 3 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka 47 për qind shanse për t’u kualifikuar”, – shkruan “nytimes.com”

renditjaaaa



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Video/ Tmerri në market, autori mund të ketë patur konflikt me punëtoren

Video/ Tmerri në market, autori mund të ketë patur konflikt me punëtoren

Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Aksidentohet rëndë këngëtarja shqiptare

Aksidentohet rëndë këngëtarja shqiptare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com