Një tufë gjigande gaforresh merimanga kanë pushtuar ujërat pranë qytetit të Melbourne në Australi.
Me qindra mijëra gaforre migrojnë çdo vit në ujërat jugore australiane, për shkak ftohjes së ujërave oqeanike.
Shkencëtarja Sheree Marris filmoi këtë grumbullim masiv në portin e Phillip Bay, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek njerëzit sa i përket diversitetit të jetës nënujore, në bregdetin jugor të Australisë.
Siç shkruan BBC, nuk dihet arsyeja ekzakte e kësaj sjelljeje, megjithatë shkencëtarët besojnë se ndodh për shkak të procesit të ndërrimit të guackës.
Kur gaforret heqin guackën e tyre të fortë në mënyrë që të rriten, ato janë të pambrojtura ndaj grabitqarëve.
Ndaj mblidhen në grupe të mëdha për t’u mbrojtur.