Pavel Kralovec do të jetë arbitri kryesor që do të gjykojë ndeshjen e fundit të Kombëtares me Rumaninë në grupet e “Euro 2016”.
Inxhinieri çek ka një eksperiencë gati 7-vjeçari në kupat e Europës dhe një ditë më parë ai gjykoi ndeshjen mes Ukrainës dhe Irlandës së Veriut, takim i cili u fitua me rezultatin 0-2 nga këta të fundit.
Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së dielës në ‘Stade de Lyon’ me Rumaninë, në një sfidë vendimtare për kalimin ose jo të grupit.
Asistentë të tij në këtë takim sipas UEFA-s do të jenë Roman Slysko dhe Tomas Mokrush, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë greku Tasos Sidiropoulos.
Më herët, Kralovec nuk ka gjykuar ndonjë ndeshje të Kombëtares, apo të një klubi shqiptar.