“News 24” ka publikuar pamjet e një kamere sigurie pranë marketit në Kamëz, i cili u grabit dje nga dy persona të armatosur. Në video duket vetëm njëri prej tyre, i cili është i armatosur me kallashnikov.
Ai ka dalë jashtë nga marketi dhe më pas shihet që futet sërish brenda. Burime për “News 24” thonë se ai ka hyrë sërish brenda dhe ka qëlluar me automatik, duke plagosur shitësen. “Do ju vras të gjithëve”, mësohet se ka thënë grabitësi.