Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca në ngarkim të Drejtorit të pezulluar të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i akuzuar nga Prokuroria për çështjen e atij që tani njihet si skandali i përgjimeve. Seanca po mbahet me këkesë të vetë Çakos i cili kërkon heqjen e masës së pezullimit të detyrës.