Tifozët shqiptarë janë shembulli i tifozërisë në Marsejë. Dhjetra video janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, por kjo e fundit ka lënë shumë mbresa.
Aty vihen re tifozë të dy kombëtareve që këndojnë dhe festojnë së bashku.
Realisht, pavarësisht gjithçkaje, futbolli nuk është asgjë tjetër veçse një lojë.
Dhe nga fillimi në fund, nuk ka pse të jetë gjë tjetër.