Kur duhen edhe pak minuta nga fillimi I ndeshjes midis Francës dhe Shqipërisë, e vlefshme për raundin e dytë të ndeshjeve ne grup, atmosfera në stadiumin Velodrome të Marsejës në anën e tifozëve të shumtë shqiptarë është elektrizuese. Siç shikohet edhe në këto foto të siguruara nga brenda stadiumit ku duket optimizmi dhe entuziazmi I tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadium.