Pak minuta më parë komediani i njohur Ermal Mamaqi, ka postuar një foto me drejtuesit e Tv Klan dhe skenografin, Gaetano Castelli në studion e tij të re. Por Opinion.al do t’ju sjellë disa detaje më shumë rreth saj.
Duket se drejtuesit e Tv Klan po tregohen të pakursyer me moderatorin dhe spektaklin e ri, duke krijuar një studio katër herë më të madhe nga ajo që Mamaqi ka patur. Le të themi (dhe kjo të mbetet mes nesh), që shpenzimet për spektaklin e ri duket se i kanë kaluar ato të studiove që Tv Klan ka patur deri tani.
Na ngelet të mësojmë tani edhe emrin e programit, për të cilin Ermal Mamaqi ka kërkuar ndihmën e publikut…