Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë nesër me Francën në Marsejë dhe situata duket sikur është ndezur me kohë.
Nga videot e mëposhtme, vihen re, qindra shqiptarë ku një ditë para ndeshjes kanë ndezur atmosferën festive.
Kjo, pasi së paku 16 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin ‘Velodrome’ të Marsejës.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se janë shitur 16 mijë bileta për tifozët shqiptarë për këtë ndeshje, ndërkohë që një numër i madh i shqiptarëve kanë blerë edhe jashtë sektorit të paraparë për tifozët kuqezi.