Një gazetar gjerman ka pohuar se do ta pagëzojë fëmijën e tij sipas emrit të mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi.
E pikërisht ky i fundit realizoi golin e parë për kombëtaren gjermane në evropian kundër Ukrainës, të cilën kampionët botëror e fituan me rezultat 2:0.
Qendër mbrojtësi ka reaguar duke thënë se me kënaqësi do ta takonte fëmijën, i cili do të mbajë emrin e tij dhe do ta qeras me një akullore.