Përleshja e tifozëve të Anglisë me ata të Rusisë i ka kushtuar federatës ruse një gjobë prej 150 mijë eurosh.
Ky ka qenë vendimi që ka marrë UEFA, ndërkohë që ajo ka paralajmëruar se nëse tifozët përsërisin dhunën, ekipi nuk do të kualifikohet në EURO 2016.
Përplasja mes tifozëve ndodhi para dhe pas ndeshjes Angli- Rusi e cila përfundoi me rezultatin 1-1.