Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Efektivi i RENEA u vra në Lazarat, ja çfarë bëjnë motra dhe vëllai i tij

2016/06/15 at 6:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Efektivi i RENEA u vra në Lazarat, ja çfarë bëjnë motra dhe vëllai i tij

Vëllai e motra e Ibrahim Bashës, pjesëtarit të RENEA-s që mbeti i vrarë një vit më parë gjatë një aksioni në Lazarat, kanë vendosur të vazhdojnë rrugën që ai la në mes.

Ata janë regjistruar dhe kanë fituar shkollën bazë të Policisë, duke vijuar tashmë kursin për Patrullën e Përgjithshme. Habibe Basha, 25 vjeçe, dhe Denis Basha, 21 vjeç, arritën të dalin fitues mes 5 mijë konkurrentëve, duke u renditur në mesin e 300 aplikuesve që aktualisht vijojnë studimet në Shkollën e Policisë.

Motër e vëlla, duke mbajtur edhe premtimin që i dhanë të vëllait pas vdekjes, arritën të dalin fitues në të gjitha fazat e konkursit. Lajmin e bëjnë të ditur kolegët e dëshmorit të Policisë, Ibrahim Basha, të cilët kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen e tij.

Burime nga reparti RENEA thanë se njëra nga motrat e Ibrahimit e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Ajo kishte qenë shumë e lidhur me vëllain e saj të madh dhe kërkonte me çmos që të ndiqte rrugën që ai u detyrua ta linte në mes. Ndërsa vëllai i tij, Denisi, ndonëse në një moshë shumë të re, ka vendosur në momentet e fundit, pasi familjarët duket se nuk kanë qenë dakord me vendimin e tij. Megjithatë, të dy u shpallën fitues dhe prej disa javësh vazhdojnë të ndjekin kursin teorik për Patrullën e Përgjithshme, në Shkollën Bazë të Policisë.

FAMILJA BASHA

Familja e Ibrahim Bashës jeton prej vitesh në fshatin Bulçesh, në rrethinat e Kamzës, në Tiranë. Shtëpia dykatëshe, ku familja Basha banon prej vitit 1997, ka qenë më parë ndërtesë shtetërore. Pas kthimit të Bovillës në liqen dhe ujësjellës, familja Basha ishte shpërngulur prej andej për të banuar në Bulçesh. Repartin e Zall-Herrit, pjesë e të cilit kishte qenë për vite me radhë, Ibrahim Basha e kishte afër banesës. Ibrahimi ishte angazhuar fillimisht në vitin 2004 në forcat e Ushtrisë, më pas me misionet në Afganistan, ku kishte qenë katër herë. Tetorin e vitit 2014, pas kurseve përkatëse dhe trajnimeve për sa i përket Policisë së Shtetit, ai kishte kaluar në Repartin e forcave speciale RENEA.

Ibrahimi ishte vëllai i 9 motrave, 7 prej të cilave të martuara dhe i një vëllai, i cili ishte edhe më i vogli i familjes, vetëm 20 vjeç, kur ai ra dëshmor në Lazarat. Me të vëllain Ibrahimi kishte bërë edhe telefonatën e fundit para se të nisej në një aksion të fshehtë në Lazarat, në orët e vona të natës duke gdhirë data 24 qershor, e vitit që shkoi, kur edhe mbeti i vrarë në krye të detyrës. /Gazeta Panorama

Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Tmerrohet kryefamiljari, gjen 300 gjarprinjë në shtëpi

Tmerrohet kryefamiljari, gjen 300 gjarprinjë në shtëpi

Video/ Ja promoja rrënqethëse e Francë-Shqipëri

Video/ Ja promoja rrënqethëse e Francë-Shqipëri

Katie Holmes reklamon bizhutë, por njerëzit shohin fotot e saj nudo

Katie Holmes reklamon bizhutë, por njerëzit shohin fotot e saj nudo

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com