Tashmë është fakt se operacionet policore dhe arrestimet filmohen nga vetë efektivët. Po kështu përmes kamerave në trup filmohen edhe drejtuesit e mjeteve që gjobiten dhe shkelin rregullat. Për shumë persona të ndaluar, arrestuar, etj. Policia e Shtetit ka shpërndarë pamje për mediat. Pra pamje të filmuara nga policët, të montuara në zyrat e policisë dhe të servirura gati për mediat. Sigurisht që edhe arrestimi i Rroshit duhet të jetë filmuar. Por a do ta shpërndajë Saimir Tahiri këtë video për publikun?!