Këngëtarja Ronela Hajati duket se është ndër të paktat këngëtare shqiptare, që i ka rezistuar tundimit për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj.
Në emisionin “1 kafe me Labin”, këngëtarja ka thënë se “nuk desha të bëhesha si një tjetër motër e kolegeve të mia. Nuk jam kundër tyre, madje kur të vijë momenti do ti shtri edhe unë këto rrudha, por tani jam shumë mirë. Buzëve ja kam gjetur dermanin i bëj me laps, ndërsa jam tunduar shpesh të bëj gjoksin, por jam pak si frikacake si natyrë”, ka thënë këngëtarja.