Eshtë arrestuar nga policia e Lushnjës, një prej autorëve të plagosjes së rëndë me thikë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Skënder Libohova’, të Lushnjës. I plagosuri është identifikuar si 36-vjeçari me inicialet J.S, ndërsa është ndaluar si autor, Arjan Liço 53 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, dhe është shpallur në kërkim XH.A 24 vjeç i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëritjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, më datën 11.06.2016 rreth orës 19:15, në lagjen “Skënder Libohova” kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J.S, 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe. Aktualisht ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rënde për jetën.