Është regjistruar momenti kur kamioni ka shtyrë një veturë, që po qarkullnte në një autostradë të Britanisë së Madhe, duke e nxjerrë nga rruga.
Kamera e vendosur brenda ka filmuar momentin, kur makina është goditur dhe ka dalë nga rruga, por të pranishmit nuk e kanë humbur kontrollin.
Ian Reid dhe gruaja tij Tina, ishin nisur nga shtëpia e tyre që ndodhet në periferi të Hythe në Kent, që të shkonin në kinema.
“Për ditëlindjen time të 55-të, desha të shoh një film në kinema, mirëpo gjatë rrugës e përjetuam në ngjarje që ngjante sikur në filma”, ka shkruar Reid në llogarinë e tij në Facebook, ku edhe ka publikuar xhirimin.
Kjo video ka bërë xhiro në rrjete sociale, shkaku i reagimit të tyre të qetë dhe mbajtjes së qetësisë pas përplasjes, si dhe mos rënies pre e panikut.