Kanë vendosur të festojnë 25vjetorin e Partisë Socialiste pak më përpara, për arsye të Kompionatit Europian të futbollit. Dhe vendi ku është është festuar, është një pub i njohur në zonën e ish-Bllokut, pronar i të cilit është djali i ishkyeministrit socialist, Fatos Nano
Një natë socialiste pra në kuptimin e vërtetë të fjalës, por me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, kryesisht anëtarë të FRESSHit.
“Panorama Plus”, duke publikuar edhe fotot shkruar sot se ndër figurat e njohura të kësaj partie ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Tahiri u shkri me të rinjtë. Natyrisht që nuk mund ta ketë të vështirë ta bëjë këtë rol, sepse ai është i ri në moshë. Ndërkohë darka ishte menduar edhe me disa numra humori të realizuara nga aktorët e spektaklit të humorit, “Portokalli”.