Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Euro 2016″/ De Biazi: Kemi besim, Zvicra nuk është Shaqiri

2016/06/11 at 9:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Euro 2016″/ De Biazi: Kemi besim, Zvicra nuk është Shaqiri

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi deklaroi se ekipi gëzon një formë të mirë fizike dhe Taulant Xhaka është rikuperuar pas dëmtimit.

Në një konferencë për mediat të mbajtur pasditen e së premtes në Lesn të Francës, tekniku italian tha se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare dhe as një derbi, paçka se shumë lojtarë me origjinë shqiptare do të përballen si kundërshtarë.

“Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë, në mënyrë që të krijojmë besim pas thuajse 20 ditëve grumbullim. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur”,­tha De Biazi.

Çfarë ndjesie keni përpara një ndeshjeje të tillë dhe cilat janë emocionet tuaja?

Jam shumë krenar që kam një grup lojtarësh që na dhuroi finalet e Europianit, pas një grupi kualifikues ku edhe më optimisti mendonte vetëm për vendin e katërt. “Kurrë mos thuaj kurrë” është një shprehje kuptimplotë, pasi në futboll, nëse nuk beson se mund të arrish diçka, nuk do të arrish asnjëherë që ta realizosh.

A ndiheni nën presion përpara një eventi të tillë?

Presion nuk kam, por kam pritshmëri të mëdha. Shpresoj që në këtë turne djemtë do të japin më të mirën dhe mos të kënaqen. E dimë vlerën e kundërshtarëve, por ndeshjet nisin nga rezultati 0­0. Duhet t’i luajmë me përqendrimin e duhur dhe me bindje.

Sa e njihni kundërshtarin dhe cilat janë pikat e dobëta të Zvicrës? Besoj që është thelbësore që kundërshtarin ta njohësh. A jeni dakord me Erik Kantonanë, që ka deklaruar se Shqipëria mund edhe të fitojë Europianin?

Sinqerisht, jam shumë dakord (qesh). Arritjet e pazakonta në futboll ndodhin, edhe pse fatkeqësisht rrallë. Gjithsesi, për ne, e rëndësishme është të dimë se cili do të jetë roli ynë dhe ajo çfarë duhet të bëjmë.

Sa e vështirë është që të ndalësh një lojtar si Xherdan Shaqiri?

Është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes. Ka bërë një sezon të mirë dhe gjithashtu e kemi ndjekur edhe te Stoke. Do të jetë një ndër shumë lojtarët ndaj të cilëve kujdesi duhet të jetë maksimal.

Jeni ende i bindur që nuk është derbi kjo ndeshje?

Nuk është një derbi.

Ju sugjerojmë

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
Kronikë

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

30 Qershor, 2025 5:55 pm
Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

30 Qershor, 2025 5:37 pm
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
Bota

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

30 Qershor, 2025 5:20 pm
Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
Aktualitet

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

30 Qershor, 2025 5:13 pm
Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
Bota

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

30 Qershor, 2025 4:58 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Bota

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

30 Qershor, 2025 4:48 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

30 Qershor, 2025 4:32 pm
Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
Bota

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

30 Qershor, 2025 4:30 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Para
Rreziku/ Greva e “Air France” pritet të prekë Euro 2016

Rreziku/ Greva e “Air France” pritet të prekë Euro 2016

Europiani, ja lojtarët më vendimtarë

Europiani, ja lojtarët më vendimtarë

Mirror: Ky është talenti shqiptar që duhet vëzhguar me kujdes

Europiani, ambasada e SHBA uron: Forca shqiponja! Go eagles!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

Arrestohet shqiptari në Itali, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30 Qershor, 2025

27 kilogramë lëndë narkotike u zbuluan në një shtëpi në Vigevano në Itali. 22 kilogramë hashash të ndara në 122...

Lexo më shumë

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
30 Qershor, 2025

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin...

Lexo më shumë

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
30 Qershor, 2025

Për të dytën ditë me radhë zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Izmir të Turqisë, të cilat po përhapen me...

Lexo më shumë

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
30 Qershor, 2025

Zëri ikonik, këngëtarja sa legjendare aq edhe moderne, e muzikës greke, Anna Vissi, që vazhdon të jetë on top në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com