Legjenda e boksit Muhamed Ali do të pushojë në varrezat ‘Cave Hill’ në Louisville, Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vetë Ali kishte dashur që të varrosej në këtë vend të bukur, në atë që njihet si varrezat historike të “Cave Hill”, raporton syri.net.
Ali gjithmonë dëshironte që të mbetej në vendin e tij të lindjes, aty ku mësoi boksin, ndërtoi një karrierë dhe ka edhe një rrugë me emrin e tij.
Kjo zonë njihet për bukurinë e saj dhe është e rrethuar nga pemë të vjetra me shekuj dhe një liqen.