Policia në Marseille ka hedhur gaz lotsjellës për të dytën herë, për t’i shpërndarë fansat e Anglisë të cilët janë mbledhur para fillimit të kampionatit Euro 2016.
Policia u përplas me tifozët në rrugë, ndërsa këta të fundit hodhën shishe në drejtim të forcave të rendit, transmeton BBC.
Përleshja e fansave me policinë kishte filluar qysh mbrëmë, kur një fans i Anglisë dhe një qytetar u arrestuan pas një përleshjeje që bëri që policia të hidhte gaz lotsjellës, transmeton Gazeta Express.
Incidentet e sotme ndodhën jashtë një lokali në distriktin Old Port, në të njëjtën zonë ku ndodhën edhe mbrëmë.
Les crs se regroupent sous l’ombriere du vieux port #Marseille #Euro2016 pic.twitter.com/x9aUuh3qK4
— La Provence à l’Euro (@LaProvenceEuro) June 10, 2016