Kush do të jetë fitues i Këpucës së Artë në Euro 2016? Kjo është pyetja që UEFA ka bërë për tifozët në rrjetet sociale
UEFA ka treguar tre fituesit e fundit të Këpucës së Artë të Kampionatit Evropian. Në vitin 2004 sulmuesi i Çekisë, Milan Baros, e përfundoi me 5 gola duke u shpallur më i miri i Evropianit.
Këpuca e Artë në Euro të 2008’tës, i takoi sulmuesit spanjoll, David Villa, i cili shënoi 4 gola në garën që triumfoi pikërisht Spanja.
Në Euro 2012, Spanja sërish triumfoi, derisa sulmuesi i saj, Fernando Torres mori Këpucën e Artë duke shënuar tre gola.
Thomas Muller, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann, janë tre favoritët për të marrë Këpucën e Artë në Euro 2016 sipas bastoreve. Se kush do ta fitojë këtë mbetet të shihet.