Në një komunikim telefonik me ‘News24’, Edi Paloka theksoi se PD njoftimin që draft-kalendari kishte shkuar në Kuvend e kishin marrë nga gazetarët.
Ai e cilësoi këtë çështje një skandal, që ia kalonte dhe atij të përgjimit. “Ky është një skandal i madh. Lajmin e morëm vesh nga gazetarët.
Në Konferencën e Kryetarëve nuk u përmend ky fakt. Kalojmë përtej përgjimit, përtej kapjes së Tahirit nga krimi, kalojmë përjetë gjithçkaje dhe kalojmë tek kjo.
Në kalendar Rama s’mund ta fuste sot, unë isha i vëmendshëm. Kur nuk u përmend mendova se këta i kishin thirrur mendjen dhe s’do e fusnin.”, tha Paloka.