Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri: Arjan Aliaj u zgjodh për të çuar deri në fund një vendim politik

2016/06/09 at 11:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja ‘Shullazi’ dhe krimet, Tahiri paralajmëron shkarkime

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zbuloi detaje të reja nga gjykimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Cako, duke ngritur akuza për mënjanimin e shortit të gjyqtarëve dhe caktimin e gjyqtarit Arjan Aliaj, për të përmbushur një vendim politik. Sipas ministrit Tahiri, gjyqtari Aliaj nuk ishte gjyqtar i gatshëm, por është caktuar në kundërshtim me ligjin.

“Dua të bëj me dije fakte skandaloze që dëshmojnë se si funksionon sistemi i drejtësisë në këtë vend, se si preferencat politike kthehen në vendime dhe se si tërhiqen gjyqtarët me pinca, ku ka nevojë që vendimi politik të shkojë deri në fund, për të ndalur rrugën tonë për të çuar përpara reformën e drejtësisë. Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj drejtorit Haki Cako nuk ishte i gatshëm, gjyqtari i gatshëm duhet të ishte Adriatik Bocaj. Shorti në fakt për çudi është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër këtë çështje ishte gjyqtari Arjan Aliaj. Unë i drejtoj një pyetje KLD, unionit të gjyqtarëve, sindikatave të gjyqtarëve, presidentit e kujtdo që mund të japë një përgjigje për këto pyetje, për cilën arsye jashtë ligjit, jashtë shortit, u përzgjodh gjyqtari Aliaj për të dhënë vendimin për drejtorin Haki Cako? Për cilën arsye nuk u respektua ligji?”­ deklaroi ministri Tahiri. Duke iu referuar reagimit të KLD­së, që i cilësoi deklaratat e Tahirit si kërcënim të hapur jo vetëm për gjyqtarin Aliaj, por për të gjithë gjyqtarët, ministri tha: “Dua të përshëndes deklaratën e KLD, sipas meje një ndër deklaratat më të sinqerta të KLD në mbrojtje të gjyqtarit Aliaj. Sepse nuk besoj do kishte pasur mundësi që KLD të demaskohej në mënyrë kaq ekzemplare në mbrojtje të një gjyqtari që ka liruar vrasës, përdhunues. Përshëndes deklaratën e KLD për fytyrën e vërtetë që tregoi, duke mbrojtur një gjyqtar deri dje të shkarkuar.” Në akuzat e tij, ministri i Brendshëm përfshiu edhe Kreun e Gjykatës së Tiranës, i cili duhet të sqarojë sipas Tahirit, arsyet pse u mënjanua shorti. “Pyes kryegjyqtarin që njihet për lidhjet familjare me Berishën, me vajzën e tij Argita, Fatri Ismailaj e pyes për cilën arsye u mënjanua shorti dhe u shkel ligji dhe u lejua që çështjen ta gjykonte gjyqtari Arjan Aliaj”. Tahiri foli edhe për frontin e së keqes, aty ku sipas tij bëjnë pjesë edhe gjyqtarët me çekiç në dorë që duke mbajtur peng drejtësinë, mbajnë peng edhe Shqipërinë. “Unë kam disa konkluzione që dëshmojnë më së miri se çdo moment që hedhim dritë mbi këtë çështje, nxjerrim në pah skandal pas skandali, urdhra politikë për të goditur policinë se është në linjën e parë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne jemi të vendosur të çojmë përpara axhendën më të rëndësishme, miratimit të reformës në drejtësi. Fronti i së keqes me çekiç në dorë dhe mbrojtje politike e korporatës së gjyqtarëve që mbajnë peng drejtësinë, po mbajnë sot peng Shqipërinë. Ne jemi të vendosur të miratojmë reformën të mos bëjmë pas nga askush që ndjehet sot i kërcënuar”,­ shtoi ministri.

Ju sugjerojmë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
Para
Gazetar për Pasion/ Në kërkim të idhujve politikanë.

Opozita rikthehet në Kuvend pas bojkotit 10­ ditor

Zvicra në dilemë para ndeshjes me Shqipërinë

Zvicra në dilemë para ndeshjes me Shqipërinë

Asgjë e re nga moralistët shqiptarë

Skandali seksual, Ermira Mehmeti lë politikën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com