Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia për gjobat e 100 mijë automjeteve mbahet peng nga Ahmetaj

2016/06/09 at 9:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrugët me pagesë, ja tarifat për gjithë llojet e makinave

Ndonëse mendohej të hynte në fuqi në fillim të këtij viti, ende është në diskutim në zyrat e shtetit një projekt për të amnistuar përsëri makinat që rezultojnë debitore.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dërguar për miratim në dikasteret e interesuara draft-propozimin për faljen e detyrimeve të papaguara për rreth 100.000 mjete, që tashmë janë të evidentuar se nuk qarkullojnë.

Prej tyre, 88.360 rezultojnë se pronarë automjetesh janë debitorë ndaj shtetit, pasi nuk kanë paguar taksat vjetore dhe nuk kanë kryer veprime për to që nga 1 nëntori i vitit 1999, për shkak se nuk i përdorin mjetet e tyre, por, nuk nga ana tjetër, as nuk i kanë çregjistruar ato. Një pjesë e mirë e këtyre mjeteve mund të mos jenë fare ekzistente, mund të jenë çuar për skrap apo kanë dalë nga qarkullimi, por detyrimi vijon për shkak të mungesës së aktit të çregjistrimit.

Drejtoria bën me dije se këtyre mjeteve, në zbatim të ligjit të faljes fiskale të vitit 2011, u janë janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010, por, duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim, ata mbeten debitorë për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura për vitet 2011-­2015, shkruan “Shqiptarja.com”.

Drafti ka ngecur në Ministrinë e Financave, duke bërë që detyrimet e këtyre drejtuesve të automjeteve të rriten vit pas viti. Kjo, pasi, nga një llogaritje e përafërt, vlera e taksës për 100 mijë mjete në një vit është rreth 1 miliardë lekë, ndërsa për pesë vite është rreth 5.3 miliardë lekë, ose gati 39 milionë euro.

Duket sikur debitorët nuk kanë pse të shqetësohen, por ndërkohë, në mungesë të një amnistie, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bllokon shërbimet për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar borxhet e prapambetura, duke mos u mundësuar atyre p.sh tërheqjen e lejeve të qarkullimit të rinovuara, patentave ndërkombëtare, marrjen e vërtetimeve për efekt të Tatimeve, si dhe shërbime të tjera, me qëllim që të detyrojë mbledhjen e taksave të prapambetura.

Në këtë drejtim, qeveria e mëparshme ngriti e para “flamurin e bardhë”, duke u dorëzuar përballë pamundësisë së mbledhjes së morisë së detyrimeve të papaguara për makina që nuk qarkullonin më, apo që kishin hyrë pa doganë, duke pranuar kështu heqjen e tyre nga qarkullimi. Si masë në këtë drejtim u aplikua një falje, sipas së cilës, të gjithë shtetasit, të cilët deri në fund të vitit 2010, kishin futur në Shqipëri automjete dhe për to nuk kishin paguar detyrimet doganore, në rast se paguanin 50% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2011, përfitonin faljen e pjesës tjetër të principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat, që do të paguanin.

Me një masë tjetër, në vitin 2012 atyre që kishin një makinë jashtë përdorimit dhe që donin ta çregjistronin, iu dha afat për ta bërë këtë gjë falas. Me këtë rast, u falën edhe gjobat e pashlyera.

Rezultoi që shumë posedues makinash përfituan nga amnistia, ndërkohë që shumë të tjerë, makinat e të cilëve ishin zhdukur nga qarkullimi, nuk morën mundimin të paraqiteshin pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer çregjistrim.

Ndërkohë që shteti ligjor po forcohet, situata ndryshon. Tani nuk është çudi që dikujt t’i vijë me postë në shtëpi një zarf, ku të njoftohet se ai duhet të paguajë për një makinë të harruar një detyrim marramendës. Dhe, më tej, vepron përmbaruesi privat, që nxiton të bllokojë llogari bankare apo pasuri, për të shlyer detyrimin.

Në këto kushte, një draft amnisti do të ishte i mirëpritur nga dhjetëra mijëra shqiptarë. Por, në kushtet kur nuk është në rend të ditës shtimi i borxheve publike, por, përkundrazi, rritja e të ardhurave buxhetore, ka qenë dikasteri i Financave ai, që ka bllokuar një amnisti të re, duke këmbëngulur në zbatimin e detyrimeve ligjore për poseduesit e automjeteve për të shlyer taksat vjetore, doganore, gjobat, etj.

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Para
“Të fortët” e Fushë-Krujës tentojnë të vrasin me kaçavida policët

Qëlluan mbi policinë, prangoset Florenc Capja e dy të tjerë

Historia e dhimbshme/ Njihuni me djalin e ngurtë

Historia e dhimbshme/ Njihuni me djalin e ngurtë

Vdes në moshën 44 vjeçare trajneri i njohur Lewandowsk

Vdes në moshën 44 vjeçare trajneri i njohur Lewandowsk

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
15 Maj, 2025

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në...

Lexo më shumë

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
15 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com