Në emisionin investigativ “STOP” ka ardhur denoncimi i zonjës Roza Paja nga qyteti i Shkodrës. Kjo e fundit ka punuar prej 24 vitesh në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër si kuzhiniere. Arsyeja se pse ajo i është drejtuar emisionit “STOP” është padrejtësia që i është bërë, duke e hequr nga puna për arsye bindjesh politike.