Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Tiranës sqaron se pse u caktua Arjan Aliaj për çëshjten ‘Çako’

2016/06/08 at 11:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Tiranës sqaron se pse u caktua Arjan Aliaj për çëshjten ‘Çako’

Gjykata e Tiranës ka reaguar pas akuzave të ministrit Tahiri, se shorti për caktimin e gjyqtarit për rastin e drejtorit të Policisë, Haki Çako u manipulua.

Ministri Tahiri tha sot në një konferencë për mediat, se shorti i takonte gjyqtarit Adriatik Bocaj, por ai iu la qëllimisht gjyqtarit Arjan Aliaj që të pezullonte drejtorin e Policisë për skandalin e përgjimit.

Madje, Tahiri akuzoi fort edhe kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamajn për lidhje me Berishën dhe familjen e tij.

Në deklaratën e saj, Gjykata e Tiranës thotë se ka qenë vetë gjyqtari Bocaj që është tërhequr nga çështja në fjalë.

DEKLARATA

Duke marrë shkak nga pyetjet publike të ngritura nga Ministri Tahiri lidhur me procedurat e caktimit të gjyqtarit Arjan Aliaj në gatishmërinë për të shqyrtuar kërkesat në fazën e hetimeve paraprake, Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sqaron opinionin publik si vijon.

Bazuar në nenin 18 të Ligjit Nr. 9877 datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimit Nr. 238/1/a datë 24.12.2008 “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore”  (neni 1 paragrafi 2) të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesat penale gjatë hetimeve paraprake nuk i nënshtrohen shortit por gjykohen nga gjyqtari i gatshëm i caktuar me Urdhër të Kryetarit të Gjykatës sipas planifikimit.

Edhe masat e sigurimit te dhëna nga gjyqtari A.Aliaj me datë 06.06.2016 ndaj shtetasve H. Çako, A. Duka dhe E. Xhelilaj në aspektin procedurial klasifikohen si kërkesa penale të paraqitura nga Prokuroria gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Në kuadër të transparencës së plotë me publikun dhe Institucionet shtetërore sqarojme se në kalendarin e planifikimeve të gjyqtarëve të gatshëm për muajin Qershor 2016 (të përpiluar në datën e 31 Maj 2016) gjyqtari i planifikuar për të zhvilluar masat e sigurimit për datën 06.06.2016 e ka qenë gjyqtari Adriatik Bocaj.

Por në mëngjesin e datës 06.06.2016 ora 08.15 min gjyqtari Adriatik Bocaj ka paraqitur një kërkesë drejtuar Kryetarit të Gjykatës ku kërkonte përjashtimin nga masat e sigurimit për arsye serioze shëndetësore të familjarit të tij.

Ky gjyqtar ka venë në dijeni me shkrim Kryetarin e Gjykatës për pamundësinë për të qenë prezent në detyrë për shkak se duhet të ishte prezent në ndërhyrjen kirurgjikale në kokë të vëllait të tij dhe planifikonte që të mos jetë në gjykatë edhe në datat 07 dhe 08 Qershor.

Në këto kushte brenda të gjitha kompetencave dhe detyrimeve ligjore nga Kryetari i Gjykatës janë marrë masat për zëvendësimin e këtij gjyqtari me gjyqtarin Arjan Aliaj me urdhrin Nr. 8406 dt. 06.06.2016 ku arsyet e zëvendësimit janë cituar në këtë urdhër dhe bashkëngjitur ka dhe kërkesën e bërë nga gjyqtari A.Bocaj.

Theksojmë se ky zëvendësim i bërë brenda të gjithë kompetencave dhe detyrimeve që ligji i ngarkon Kryetarit të Gjykatës është bërë përpara se të paraqiteshin kërkesat e Prokurorisë për masat e sigurimit për punonjësit e policisë të paraqitura disa orë më vonë.

Ju sugjerojmë

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Para
Nën akuzë katër shtetas francezë për mashtrim ndërkombëtar

Nën akuzë katër shtetas francezë për mashtrim ndërkombëtar

Video-STOP/ Pas 24 vitesh “hidhet” padrejtësisht në mes të katër rrugëve

Video-STOP/ Pas 24 vitesh “hidhet” padrejtësisht në mes të katër rrugëve

Sofia e Çanit pjesë klipit të ri, ja detajet

Sofia e Çanit pjesë klipit të ri, ja detajet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com